Europa Postuar më 22 Prill 2026, 10:03

Evropa përgatit përgjigjen ndaj krizës energjetike - Frenohen rregullat tatimore për të favorizuar energjinë e naftës

Nga SCAN TV

Evropa përgatit përgjigjen ndaj krizës energjetike - Frenohen

Komisioni Evropian do të paraqesë të mërkurën planet për të ulur taksat e energjisë elektrike dhe për të koordinuar rritjen e magazinimit të gazit, me synim zbutjen e pasojave të krizës së energjisë nga lufta e Iranit.

Projektpropozimet planifikojnw qw BE-ja, për momentin, do të shmangë ndërhyrjet e mëdha në treg, të tilla si kufizimi i çmimeve të gazit ose taksimi i fitimeve të kompanive të energjisë - masa që përdori në vitin 2022 kur Rusia uli furnizimet me gaz dhe çmimet arritën nivele rekord.

Në vend të kësaj, Komisioni planifikon të frenojë rregullat tatimore të BE-së për të favorizuar energjinë elektrike mbi naftën dhe gazin, dhe ta bëjë më të lehtë për qeveritë të ulin taksat e energjisë elektrike.

BE-ja do të ndërhyjë gjithashtu për të koordinuar përpjekjet e vendeve për të mbushur rezervat e gazit në muajt e ardhshëm dhe do tw japw zgjidhje nw mbwshtetje tw qeverive se si duhet të trajtojnë mungesat e mundshme të karburantit për avionët.

Varësia e madhe e Evropës nga importet e naftës dhe gazit e ka lënë atë të ekspozuar ndaj çmimeve në rritje që kur Ngushtica e Hormuzit, një rrugë jetësore e transportit të karburantit, u mbyll në mënyrë efektive dhe Irani filloi të sulmonte infrastrukturën energjetike në Lindjen e Mesme.

Çmimi bazë i gazit në Evropë të martën ishte afërsisht një e treta më i lartë se para fillimit të luftës SHBA-Izrael me Iranin më 28 shkurt.

Megjithatë, furnizuesit më të mëdhenj të naftës dhe gazit në BE - SHBA-të dhe Norvegjia - janë jashtë Lindjes së Mesme, dhe kriza e Iranit nuk ka shkaktuar ende mungesa të karburantit në Evropë. Megjithatë, linjat ajrore kanë paralajmëruar se mungesa e karburantit për avionët mund të shfaqet brenda disa javësh.

Planet e Komisionit Europian përshkruajnë mënyra jo-detyruese për qeveritë për të ofruar "ndihmë të menjëhershme", duke përfshirë kërkesën që bizneset të shmangin udhëtimet ajrore kur është e mundur.

Disa zyrtarë thanë se përgjigjja pasqyron gjithashtu një vlerësim se shoku energjitik i shkaktuar nga lufta mund të zgjasë me muaj.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat