Albin Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë - I duhet një koalicion për të qeverisur vendin

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës nuk kanë ndryshuar renditjen e forcave politike në Kosovë, por kanë sjellë lëvizje në mbështetjen elektorale të partive.
Sipas rezultateve paraprake pas numërimit të 99.40 për qind të vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë sërish forca e parë politike në vend me 42.92 për qind të votave. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka ruajtur vendin e dytë me 21.06 për qind të votave. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka siguruar 17.61 për qind të votave. Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar 7.18 për qind të votave.
Nga ana tjetër, Partia Socialdemokrate (PSD) nuk ka arritur të sigurojë përfaqësim parlamentar. Sipas rezultateve paraperake ajo ka marrë vetëm 0.27 për qind të votave, ose më pak se 2 mijë vota në nivel vendi.
Procesi zgjedhor është karakterizuar edhe nga një pjesëmarrje më e ulët e qytetarëve. Pjesëmarrja në votime ka qenë 36.38 për qind, krahasuar me 44.99 për qind në zgjedhjet e dhjetorit 2025. Këto shifra tregojnë se rreth 200 mijë votues më pak kanë shfrytëzuar të drejtën e votës.
Rezultatet përfundimtare pritet të plotësohen pas numërimit të votave të diasporës, votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 130 mijë qytetarë të Kosovës të regjistruar jashtë vendit kanë votuar në forma të ndryshme dhe votat e tyre mund të ndikojnë në shpërndarjen përfundimtare të mandateve në Kuvend.
ARRSH hap procedurën: 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës
Gjashtë mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen përgjatë kilometrave të parë të autostradës Tiranë–Durrës. Pas përfundimit të punimeve për zgjerimin e aksit......
Tirana kthehet në kryeqendrën e arkitekturës botërore - Mbi 600 ekspertë në Bread and Heart Festival.
Tirana mirëpriti këtë javë edicionin e dytë të Bread and Heart Festival, një aktivitet ndërkombëtar që solli në Shqipëri qindra arkitektë, urbanistë dhe......
Samiti në Tivat/ Rama: Shqipëria po shihet si vendi më pranë anëtarësimit në BE
Samiti Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor i zhvilluar në Tivat të Malit të Zi konfirmoi progresin e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian. Në......
Rama për projektin në Zvërnec: Investimi do të realizohet, është një bekim për ekonominë shqiptare
Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur projektin e investimit strategjik në zonën e Zvërnecit, duke deklaruar se ai do të ecë përpara dhe se përfaqëson një......
Shqipëria merr drejtimin e Forest Europe - Rama: Nga prerjet e paligjshme te udhëheqja europiane për pyjet
Shqipëria është zgjedhur me votë unanime në krye të Forest Europe për mandatin 2026-2030, duke marrë stafetën nga Suedia në organizatën më të rëndësishme......
Shqiptarët investojnë në shtëpi, por jo në sigurimin e saj - Tregu i sigurimit të pronës mbetet shumë herë më i vogël se ai i vendeve të tjera
Shqiptarët vazhdojnë të sigurojnë shumë pak pronën e tyre krahasuar me vendet e tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore. Të dhënat nga raporti më i fundit i......
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve: Nafta deri në 190 lekë/litër
Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve në tregun vendas, të cilat kanë hyrë në fuqi këtë të shtunë, më 6 qershor 2026, në......
Kompani private për trenat e Tiranë–Durrës–Rinas/ Hapet thirrja ndërkombëtare, shërbimi pritet të nisë në fund të vitit 2027
Nis zyrtarisht kërkimi i operatorit që do të ofrojë shërbimin e transportit hekurudhor të pasagjerëve në linjën Tiranë–Durrës–Rinas, duke hedhur një tjetër......



