Tirana kthehet në kryeqendrën e arkitekturës botërore - Mbi 600 ekspertë në Bread and Heart Festival.

Tirana mirëpriti këtë javë edicionin e dytë të Bread and Heart Festival, një aktivitet ndërkombëtar që solli në Shqipëri qindra arkitektë, urbanistë dhe ekspertë të zhvillimit urban nga vende të ndryshme të botës.
Sipas Kryeministrit Edi Rama, festivali është shndërruar në një platformë të rëndësishme shkëmbimi idesh dhe përvojash profesionale, duke e vendosur Shqipërinë në qendër të debatit ndërkombëtar mbi arkitekturën dhe planifikimin urban.
“Rreth 600 profesionistë nga e gjithë bota ishin në Tiranë. Ata bashkëpunojnë me të rinjtë shqiptarë dhe krijojnë një shkollë të hapur arkitekture dhe zhvillimi urban siç është bërë sot Shqipëria”, tha Rama.
Ai veçoi pjesëmarrjen e emrave të njohur të arkitekturës botërore dhe ekspertëve që janë përfshirë edhe në projekte të rëndësishme zhvillimore në vend.
Sipas Kryeministrit, festivali dëshmon se Shqipëria po shihet gjithnjë e më shumë si një laborator i ideve të reja urbane dhe si një vend ku ekspertët ndërkombëtarë mund të kontribuojnë në projekte me ndikim afatgjatë për zhvillimin e territorit.
Samiti në Tivat/ Rama: Shqipëria po shihet si vendi më pranë anëtarësimit në BE
Samiti Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor i zhvilluar në Tivat të Malit të Zi konfirmoi progresin e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian. Në......
Rama për projektin në Zvërnec: Investimi do të realizohet, është një bekim për ekonominë shqiptare
Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur projektin e investimit strategjik në zonën e Zvërnecit, duke deklaruar se ai do të ecë përpara dhe se përfaqëson një......
Shqipëria merr drejtimin e Forest Europe - Rama: Nga prerjet e paligjshme te udhëheqja europiane për pyjet
Shqipëria është zgjedhur me votë unanime në krye të Forest Europe për mandatin 2026-2030, duke marrë stafetën nga Suedia në organizatën më të rëndësishme......
Shqiptarët investojnë në shtëpi, por jo në sigurimin e saj - Tregu i sigurimit të pronës mbetet shumë herë më i vogël se ai i vendeve të tjera
Shqiptarët vazhdojnë të sigurojnë shumë pak pronën e tyre krahasuar me vendet e tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore. Të dhënat nga raporti më i fundit i......
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve: Nafta deri në 190 lekë/litër
Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve në tregun vendas, të cilat kanë hyrë në fuqi këtë të shtunë, më 6 qershor 2026, në......
Kompani private për trenat e Tiranë–Durrës–Rinas/ Hapet thirrja ndërkombëtare, shërbimi pritet të nisë në fund të vitit 2027
Nis zyrtarisht kërkimi i operatorit që do të ofrojë shërbimin e transportit hekurudhor të pasagjerëve në linjën Tiranë–Durrës–Rinas, duke hedhur një tjetër......
Euro prek minimum të ri historik - E mbyll javën në 95.24 lekë. Pritet më shumë presion gjatë verës
Euro ka vijuar tendencën në rënie në tregun e brendshëm valutor, duke mbyllur javën në nivelin më të ulët historik prej 95.24 lekësh. Sipas të dhënave......
Kosova shkon në zgjedhje të dielën - Vendi përballet me 3 skenarë të mundshëm, BE thirrje për marrëveshje
Kosova do të zhvillojë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të dielën, që janë të tretat në 18 muajt e fundit, pasi partitë politike nuk arritën një......

