Bonus-malus ul koston e sigurimit/ AMF: Lehtësimi i lëvizjes në vendet e CEFTA-s solli rënie të primeve në Karton Jeshil

Tregu i produkteve të sigurimit të makinave ka pësuar ndryshime të rëndësishme gjatë katër muajve të parë të këtij viti. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), primi mesatar i sigurimit të makinës me MTPL të brendshme, ka vijuar të bjerë, kësaj radhe me 2.2%, si rezultat i zbatimit të skemës së re bonus-malus dhe konkretisht faktorit të historisë së dëmeve, ku makinat me zero aksidente gjatë vitit 2025, kanë paguar një prim më të ulët sigurimi se më parë. E thënë me fjalë të tjera, në janar-prill ka pasur më shumë shoferë që janë shpërblyer me çmime më të favorshme sigurimi, për shkak të sjelljes së mirë në drejtimin e makinës.
Nga ana tjetër, edhe dy produktet e tjera të sigurimit motorik, Kartoni Jeshil për automjetet e regjistruara në Shqipëri të cilat udhëtojnë jashtë vendit dhe Sigurimi Kufitar për automjetet me targa të huaja që qarkullojnë brenda territorit të Shqipërisë vijojnë rënien. Statistikat flasin për 2% më pak prime për Karton Jeshil dhe 8.8% më pak për Sigurimin Kufitar. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare thekson se rënia është pasojë e lehtësimit të lëvizjes së autoveturave drejt vendeve kufitare, anëtare të CEFTA-s.
Struktura e tregut nuk ka ndryshuar. Segmenti Jo-jetë vazhdon të dominojë, duke përbërë 90.77% të totalit. Primet e shkruara bruto arritën në rreth 7.54 miliardë lekë, me rritje prej 8.8%, ndërsa dëmet e paguara bruto arritën në rreth 2.80 miliardë lekë, me rritje prej 16.6%.
Sigurimet e detyrueshme motorike mbeten portofoli dominues i tregut Jo-jetë, duke zënë 65% të tij, me prime të shkruara bruto që arritën në rreth 4.9 miliardë lekë, në rritje me 5.43%, dhe dëme të paguara bruto që arritën në rreth 1.88 miliardë lekë, në rritje me 13.6%. Ndërkohë, numri i kontratave dhe i dëmeve paraqitet relativisht i qëndrueshëm, me rritje të moderuara, respektivisht 0.5% dhe 2.5%.
Shqiptarët sigurojnë më pak jetën në rajon/ Raporti i Xprimm: Shqiptarët nuk investojnë shumë në mbrojtjen financiare
Në krahasim me vendet e rajonit dhe më gjerë, shqiptarët janë ata që e sigurojnë më pak jetën. Sipas raportit më të fundit të Xprimm për vitin 2025, sigurimi......
Gjermani-Kanada, marrëveshje për gazin/ Gati struktura lundruese e eksportit prej 10 miliardë dollarësh
Kanadaja do të njoftojë një marrëveshje për të furnizuar Gjermaninë me gaz natyror të lëngshëm nga një strukturë e planifikuar eksporti në bregdetin e......
Faturat e energjisë në Britani do të rriten 13%/ Ofgem heq kufirin e lartë për të reflektuar çmimin më të lartë të gazit
Familjet britanike, të cilat tashmë janë të shtrënguara nga kostoja e jetesës, do të përballen me fatura energjie që arrijnë mesatarisht në 1,862 paund në......
“Eurozona mund të përballet me stres nga kredia private”/ BQE publikon raportin e stabilitetit financiar
Eurozona nuk po përballet me rrezik sistemik nga turbulencat e fundit në tregjet private të kreditit, por disa pjesë të sistemit financiar janë të ekspozuara......
Konferenca Shqipëri-BE, Presidenti Bajram Begaj: Hap me rëndësi drejt familjes europiane
Pak pas përfundimit të Konferencës së VIII Ndërqeveritare Shqipëri-BE ka reaguar edhe Presidenti i Republikës, Bajram begaj. Me një postim në rrjetet......
Konferenca Ndërqeveritare, Rama- Raouna- Kos në konferencë për shtyp: Shqipëria, dashuri pa kushte për BE-në
Një delegacion i kryesuar nga kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në Bruksel në Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE. Pjesë e delegacionit ishin......
Bruksel, Rama para nisjes së Konferencës së 8-të Ndërqeveritare: Shqipëria, vendi më pro BE-së
Kryeministri Rama, ndodhet sot në Bruksel për të marrë pjesë në Konferencën e 8-të ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Europian, në krye të një delegacioni të......
Bizneset po modernizojnë proceset, jo produktet/ Teknologjia dhe komunikacioni udhëheqin inovacionin në Shqipëri
Kompanitë e teknologjisë dhe komunikacionit mbeten më aktivet në inovacion në Shqipëri, duke kryesuar me diferencë ndaj sektorëve të tjerë të ekonomisë. Të......



