Korea e Jugut kryeson importin e mjeteve në Shqipëri/ Janar-Prill, gati 50% e makinave të reja të regjistruara janë elektrike

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar të dhënat mbi vendet e origjinës së mjeteve të regjistruara në Shqipëri.
Sipas DPSHTRR- së, për periudhën Janar- Prill 2026, Republika e Koresë renditet në vendin e parë për numrin e mjeteve të regjistruara në vend, duke zënë 24.1% të totalit. Pas saj vjen Kina me 18.3%, ndërsa Gjermania mban vendin e tretë me 12.4% të totalit të mjeteve të regjistruara.
Më pas renditet Italia me 11.9%, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfaqësojnë 7.6% të totalit. Në listën e vendeve kryesore renditet edhe Zvicra me 7.1%.
Të dhënat tregojnë gjithashtu një rritje të interesit nga ana e qytetarëve për automjetet elektrike në tregun shqiptar.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, gjatë katër muajve të parë të vitit 2026 janë regjistruar për herë të parë 4,155 mjete “All-Electric”, duke shënuar një rritje prej 225% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Ndërkohë të dhënat tregojnë për një rritje të automjeteve me Km 0, ku 49.6% e mjeteve me Km 0 të regjistruara në Janar-Prill 2026 janë “All-Electric”, ose 102% më shumë krahasuar me vitin e kaluar.
Kjo dëshmon shtimin e interesit të qytetarëve për automjetet ekologjike, kostot më të ulëta të përdorimit. Shifrat konfirmojnë se tregu shqiptar po orientohet gjithnjë e më shumë drejt mjeteve elektrike, duke reflektuar tendencat globale për transport më të pastër dhe më efikas.
Turizmi dhe ndërtimi, “motorët” e kreditimit/ Tregtia mbetet sektori më i financuar nga bankat, pavarësisht rënies
Kredia e re për biznesin ka vijuar rritjen me ritme të forta edhe në muajin prill 2026, e mbështetur kryesisht nga sektori i turizmit, industria përpunuese......
Marrëveshje armëpushimi SHBA-Iran/ Çmimi i naftës bie me mbi 1% pas raportimeve
Kontratat e ardhshme të naftës ranë me më shumë se 1% të premten, pas raportimeve se SHBA-të dhe Irani kishin arritur një marrëveshje të mundshme për të......
“Tronditje agroushqimore dhe krizë çmimesh”/ FAO paralajmëron vendet për mbylljen e Hormuzit
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit është fillimi i një "tronditjeje sistemike agro-ushqimore" që mund të shkaktojë një krizë të rëndë globale të çmimeve të......
Rreziku i një "brezi të humbur"/ Raport tronditës në Britani, 1.25 milionë të rinj pa punë dhe arsim në 5 vite
Shkalla e papunësisë së të rinjve në Mbretërinë e Bashkuar, që është rritur ndjeshëm vitet e fundit, do të vazhdojë të rritet nëse nuk merren masa, duke......
BE si Wall Street? Gjashtë vende arrijnë marrëveshje për paketën e tregjeve kryesore
Gjashtë vendet më të mëdha të BE-së arritën një marrëveshje për të ecur përpara me një plan për ta shndërruar bllokun në një treg financiar në stilin e Wall......
Korçë, vijojnë punimet në kantierin e “Polit të Festivaleve dhe Industrisë Kreative” me 18 ha sipërfaqe
Në qytetin e Korçës po merr formë “Poli i Festivaleve dhe Industrisë Kreative”, një projekt i ri me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin kulturor, turistik......
Kryeministri Edi Rama vizitë tek ferma e dijes në Korçë, prezanton mundësi të reja për prodhuesit
Prodhimi i mollëve duke përdorur teknologji inteligjente dhe duke krijuar pavarësi nga kushtet klimatike”. Në Qatrom të Korçës po ngrihet “ferma e dijes dhe......
Matura Shtetërore, nxënësit përgatiten në kurse private/ Nikolla: Maturantët kanë mangësi të theksuara
Teksa na ndajnë vetëm disa ditë nga nisja e provimeve të maturës shtetërore, nxënësit I fillojnë përgatitjet shumë më herët. Një nga praktikat më të......



