Ku i investojnë paratë shqiptarët? - Tafa: ETF-të, fondet e investimit dhe pensionet private mbeten alternativa pak të njohura

Shqiptarët i kanë investuar historikisht paratë e tyre ose në depozita, një investim i sigurt ky, por me kthim tepër të ulët, ose në pasuri të paluajtshme, pasi e shikojnë si një aset të prekshëm që sjell përfitime të gjata dhe mund t'ia trashëgojnë brezave të ardhshëm.
Sipas pedagoges Besarta Tafa, alternativat e tjera financiare si ETF, tituj qeveritarë, fonde investimesh apo aksionesh, nuk janë shumë të zhvilluara në Shqipëri, kryesisht për shkak se shqiptarët nuk kanë njohuri si t'i përdorin.
“Mund të themi që shqiptarët nuk kanë guxim të investojnë në alternativat financiare, siç janë fondet e investimit apo fondet e aksioneve, sepse, së pari, nuk kanë informacion të mjaftueshëm, por nga ana tjetër edhe tregu shqiptar nuk ka ofruar mundësi të mjaftueshme për të pasur akses në lloje të ndryshme investimesh”, u shpreh pedagogia.
Pedagogia na shpjegon edhe një formë tjetër investimi, ETF-të, e cila është më e thjeshtë, ka kosto më të ulëta dhe kthimi tepër të lartë.
“Instrumenti i parë, që sipas mendimit tim është shumë i rëndësishëm, duke marrë parasysh edhe zhvillimin që ka marrë në tregun evropian dhe më gjerë, është ETF-ja. ETF-ja është një fond ku mblidhen aksione nga biznese të ndryshme. Një ndër avantazhet kryesore të ETF-ve është diversifikimi. Pra, një konsumator nuk i vendos fondet e veta tërësisht në një kompani, ku risku është më i lartë, por i diversifikon fondet e veta në kompani të ndryshme, me nivele të ndryshme risku, gjë që e mbron si investitor. Është një ndër format më të thjeshta për investitorin që synon të investojë. Kostot janë relativisht të ulëta, transparenca është më e madhe, mund të hyhet në këtë fond investimi me një shumë të vogël dhe kthimi është relativisht i lartë. Gjithashtu, edhe diversifikimi ndaj riskut është i lartë”, tha ajo.
Sipas pedagoges, fondet private të pensioneve janë gjithashtu një mundësi e mirë investimi, ku me ndërhyrjen e qeverisë nëpërmjet taksave më të ulëta dhe më të favorshme për investitorin, ofrimin e infrastrukturës për pjesëmarrjen në këto fonde, si edhe pjesëmarrjen nga të dyja palët, si punëdhënësi, ashtu edhe punëmarrësi, për të kontribuar në fondin e pensionit, i cili do të garantojë kthim pas disa vitesh, mund të bëhet më tërheqës.
Cili qark mban rekord për numrin e pensionistëve? - Mbi 641 mijë të moshuar, harta e pensioneve urbane dhe rurale në Shqipëri
Skema e pensioneve po përballet me një presion në rritje për shkak se numri i pensionistëve në Shqipëri po shtohet gradualisht dhe kjo për shkak të plakjes......
Stripe dhe Advent, ofertë 53 mld USD për PayPal - Kompania është përballur me konkurrencë të fortë në vitet e fundit
Kompania e pagesave, Stripe dhe shoqëria e investimeve private, Advent International kanë bërë një ofertë të përbashkët për të blerë PayPal për 60.50 dollarë......
Përfundon rruga Shijan-Delvinë, mbështetje ekonomisë lokale - Përmirësim i lidhjes mes komuniteteve dhe nxitje turizmit
Përfundimi i punimeve në segmentin rrugor Shijan-Delvinë, me gjatësi prej 7 km, pritet të sjellë zhvillim ekonomik të zonës dhe nxitje turizmit. ARRSH ka......
Euro digjitale, çfarë është dhe si do funksionojë - Versioni elektronik i parasë fizike ul varësinë nga firmat amerikane të pagesave
Bisedimet midis Parlamentit Evropian, qeverive dhe Komisionit Evropian mbi rregullat për një euro digjitale fillojnë të hënën, tre vjet pas hartimit të......
Ora verore do të jetë e përhershme në SHBA - Dhoma e Përfaqësuesve e voton me shumicë dërrmuese, projektligji kalon në Senat
Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara votoi me shumicë dërrmuese, pro një projektligji që e bën të përhershme orën verore dhe i jep fund praktikës së......
Popullsia e BE-së regjistron rekord - Parashikohet të arrijë 453.3 milionë banorë në 2029, përpara se të nisë tkurrjen
Me 450.6 milionë banorë, popullsia e Bashkimit Evropian po i afrohet kulmit të saj të vlerësuar përpara se të bjerë përsëri, sipas parashikimeve, siç......
36 firma pagesash për euron digjitale - Projekti pilot nis në gjysmën e dytë të vitit 2027 dhe do të zgjasë 12 muaj
Banka Qendrore Evropiane ka zgjedhur 36 ofrues të shërbimeve të pagesave, përfshirë disa nga firmat më të mëdha financiare të eurozonës, për t'u bashkuar me......
Transformim i kampuseve rajonale të arsimit profesional - Investimi i ri i FSHZH do të modernizojë infrastrukturën
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit për transformimin e infrastrukturës akomoduese në kampuset rajonale të arsimit profesional, që......

