Shqipëria Postuar më 15 Korrik 2026, 13:07

Qeveria miraton marrëveshjen e pensioneve me Slloveninë - Ndryshojnë edhe tre ligje, që lidhen me sistemin financiar

Nga Diamila Leka

Qeveria miraton marrëveshjen e pensioneve me Slloveninë -

Marrëveshja për sigurimet shoqërore me Slloveninë dhe ndryshimet në legjislacionin financiar ishin ndër vendimet e miratuara në mbledhjen e qeverisë.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se është miratuar në parim marrëveshja me Slloveninë, e cila synon mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve që kanë punuar në të dyja vendet.

“Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit kaloi një projektvendim, është miratimi në pari mi marrëveshjes për sigurimet shoqërore me Slloveninë. E çon numrin e marrëveshjeve të nënshkruara nga Republika e Shqipërisë në 17, ku bashkë me marrëveshjen që po firmosim me Slloveninë, janë 11 marrëveshje të cilat janë firmosur me vende të BE. Dua të kujtoj që është një politike që ka filluar dhe intensifikuar nga ana e qeverisë shqitpare, pasi është thelbësore në mbrojtjen e të drejtave të punës.”

Ndërkohë, qeveria miratoi edhe disa ndryshime në tre ligje që rregullojnë sistemin financiar në vend. Ndërhyrjet prekin sistemin dhe shërbimet e pagesave, si dhe ligjin për bankat.

“Kemi propozuar disa ndryshime në tre ligje të cilat lidhen me sistemin financiar në Shqipëri. Konkretisht kemi propozuar ndryshime për ligjin e sistemit të pagesave, për ligjin e shbërimit të pagesave si dhe disa ndryshime në ligjin për bankat në Republikën e Shqipërisë. Kanë si qëllim jo vetëm modernizmin e sistemit aktual financiar në Shqipëri, por janë edhe në funksion të përafrimit të gjithë kuadrit ton ligjor dhe harmonizimit të plotë të tij me direktivat e BE,” tha Petrit Malaj Ministër i Financave.      

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat