Shqipëria Postuar më 5 Maj 2026, 10:10

Kursi i këmbimit/ Çfarë ka ndodhur sot me valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Kursi i këmbimit/ Çfarë ka ndodhur sot me valutat kryesore?

Dollari  amerikan e ka nisur këtë të martë sërish pozitivisht duke regjistruar rritje të lehtë të kuotës në raport me një ditë më parë teksa është blerë këtë mëngjes me 81.2 lekë dh është shitur me 82.2 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane nuk ka pësuar luhatje të konsiderueshme të vlerës krahasuar me ditën që lamë pas teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 95.2 lekë dhe është shitur me 96.1 lekë.

Franga zvicerane ndërkaq ka shënuar rritje të vlerës mëngjesin e kësaj të marte pasi krahasuar me ditën e hënë është blerë sot me 103.6 lekë dhe është shitur me 104.6 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik sakaq nuk duket të ketë pasur luhatje të ndjeshme të kuotës nga dita e kaluar duke ruajtur relativisht po të njëjtat vlera sikurse dje teksa është blerë sot me 109.7 lekë dhe është shitur me 111 lekë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat