Pagesat me kartë dhe ATM-të, rregulla të reja transparence - Bankat të informojnë klientët për diferencën mes kursit të aplikuar dhe zyrtar të këmbimit

Qytetarët shqiptarë pritet të kenë më shumë informacion dhe transparencë për kostot reale të pagesave dhe këmbimit valutor. Banka e Shqipërisë ka nxjerrë për konsultim një projektvendim të ri, i cili parashikon ndryshime në rregulloren për tarifat e llogarive të pagesave dhe transfertat bankare.
Ndryshimet fokusohen kryesisht tek pagesat me kartë, tërheqjet në ATM dhe transfertat online në valutë të huaj. Sipas draftit, bankat dhe institucionet financiare do të duhet t’u tregojnë klientëve, përpara kryerjes së transaksionit, sa kushton realisht këmbimi valutor.
Kjo do të bëhet duke shfaqur diferencën mes kursit të aplikuar dhe kursit zyrtar të publikuar nga Banka e Shqipërisë, në formën e një përqindjeje shtesë. Praktikisht, klientët do të kenë mundësi të kuptojnë menjëherë nëse kursi i ofruar nga ATM-ja, POS-i apo banka është më i shtrenjtë se kursi zyrtar i tregut.
Projektvendimi synon të rrisë mbrojtjen e konsumatorëve, sidomos në rastet e pagesave jashtë vendit apo në monedha të ndryshme nga ajo e llogarisë bankare. ATM-të dhe pajisjet POS do të detyrohen të shfaqin qartë shumën që do të debitohet nga llogaria e klientit dhe shumën që përfiton pala tjetër, përpara konfirmimit të pagesës.
Një tjetër risi është detyrimi për bankat që të dërgojnë njoftime elektronike për klientët pas pagesave apo tërheqjeve në valutë të huaj. Këto njoftime do të jenë falas dhe klientët do të kenë të drejtë të zgjedhin nëse duan t’i marrin ose jo.
Ndryshime parashikohen edhe për transfertat online dhe pagesat SEPA. Bankat do të duhet të informojnë paraprakisht për tarifat e këmbimit valutor, kostot totale të transfertës dhe shumën që do të marrë përfituesi.
Sipas Bankës së Shqipërisë, këto masa synojnë të rrisin transparencën në tregun e pagesave dhe të përafrojnë më tej sistemin shqiptar me standardet europiane.
Projektvendimi pritet të hyjë në fuqi në dhjetor të vitit 2027.
Kriza energjetike rikthen linjitin - Shumë vende pritet ta përdorin pas shtrenjtimit të gazit
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, që ka shkaktuar probleme të mëdha në transportin e gazit natyror dhe naftës bruto, të cilat përdoren gjithashtu në një masë......
Kompanitë globale humbën 25 mld usd nga lufta - Shumica janë vendosur në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë
Lufta SHBA-Izrael me Iranin u ka kushtuar tashmë kompanive në të gjithë botën të paktën 25 miliardë dollarë dhe fatura po rritet, sipas një analize të......
Çmimi i naftës, në nivelin më të lartë 2-javor/ Ndikoi sulmi me dronë në termocentralin bërthamor të Emirateve
Çmimet e naftës vazhduan rritjen të hënën, ndërsa përpjekjet për t'i dhënë fund luftës me Iranin duket se kanë ngecur, pasi një central bërthamor në Emiratet......
Marrëveshja tregtare BE-SHBA/ Mbrëmja e së martës, vendimtare për miratimin
Parlamenti Evropian dhe vendet e BE-së po përgatiten për fazën e fundit të negociatave për marrëveshjen tregtare me SHBA, në bisedime vendimtare mes......
Kina do blejë 17 mld usd produkte bujqësore amerikane - Vendimi, pas takimit të fundit në Pekin Trump-Xi
Kina është zotuar të blejë të paktën 17 miliardë dollarë produkte bujqësore amerikane në vitet 2026, 2027 dhe 2028, tha Shtëpia e Bardhë në një dokument......
Kryeministri Rama: Do të mbështesin bizneset shqiptare me kredi me interesa 2-3%
Qeveria shqiptare dhe sistemi bankar kanë nënshkruar partneritetin për programin kombëtar të financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, një skemë që......
“Të parët në rajon për prokurimet publike”, kryeministri Edi Rama: Na vlerëson BE
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria po vlerësohet pozitivisht nga Bashkimi Europian për progresin në fushën e prokurimeve publike, një nga kapitujt......
Kryeministri Rama: Shqipëria hyn në një nivel tjetër bashkëpunimi në NATO
Kryeministri Edi Rama Podkastin “Flasim” e nisi me vizitën zyrtare në Gjermani dhe Estoni, të fokusuara te integrimi europian, siguria euroatlantike dhe......



