Projektrezoluta për integrimin, debate në Kuvend - Hasani: Anëtarësimi, objektiv strategjik. Vokshi: Procesi mbahet hermetik

Kuvendi po zhvillon një mocion me debat për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Projektrezoluta u prezantua nga kryetari I Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
“Anëtarësimi i Shqipërisë në BE përbën objektiv strategjik kombëtar dhe udhëheq dhe orienton të gjithë agjendën transformuese të vendit, duke nënvizuar përgjegjësinë kushtetuese të Kuvendit për mbikëqyrjen e procesit të integrimit, forcimin e kontrollit parlamentar dhe garantimit ët transparencës. Duke theksuar se orientimi europian me rëndësi strategjikë mbarëkombëtare që gëzon mbështetje të gjerë qytetare. Kuvendi i Shqipërisë rithekson se përparimi në procesin e anëtarësimit duhet të matet mbi bazën e meritës, standardeve demokratike dhe arritjeve të verifikueshme. Mazhoranca angazhohet të sigurojë kushtet për pjesëmarrjen e plotë të opozitës në veprimtarinë parlamentare, të respektojë kërkesat e saj në përputhje me standardet demokratike, me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Opozita angazhohet të sigurojë pjesëmarrje të plotë në veprimtarinë parlamentare në përputhje me standardet demokratike, me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Të dyja palët angazhohen për forcimin e dialogut politik”, tha Hasani.
Ndërkaq, deputetja demokrate, Albana Vokshi hodhi akuza se procesi I negociatave po mbahet secret nga mazhoranca, ndërsa kërkoi që projektrezoluta të zbatohet plotësisht.
“Rezoluta bazohet mbi raportin e sjellë që është ndër më të dobëtit ndonjëherë. Nuk i jepet përgjigje asnjë çështjeje dhe nuk informon publikun. Kjo është arsyeja pse të gjithë proicesin e mbani sekret.
Kjo është arsyeja pse Mali i Zi do të hyjë shumë më parë se Shqipëria në BE. Një proces që po e mbani hermetik. A do i përmbaheni rezolutës së cilës po miratohet sot? Shpresoj që mos të mbetet vetëm në letër. Keni shënuar njollë të zezë në procesin e integrimit. Keni bllokuar raportin e IBAR-it dhe procesin e integrimit", tha Vokshi.
Akuzave të opozitës, iu është përgjigjur ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, i cili theksoi se ka një vëmendje maksimale nga ana e unionit për Shqipërinë.
“Kjo projektrezolutë i bën nder vendit dhe kuvendit. Që prej miratimit të raportit, qëndrimi i BE nuk ka ndryshuar. Mbështetja për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor mbetet e gjerë dhe e konsoliduar. Marrdhëniet tona nuk kanë qenë kurrë më premtuese se sot.
Vendi ka avancuar me një ritëm të përshpejtuar të pazakontë dhe të vlerësuar në rrugën e Shqipërisë në BE.
Sa herë kudo ku flitet për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor përmendet Shqipëria dhe objektivi ynë për të mbyllur negociatat në 2027.
Shtetet anëtare thonë nëse ruhet ritmi anëtarësimi brenda 2030 është i arritshëm.
Ky proces ndryshe nga sa dëgjohet dhe thuhet nuk është bllokuar dhe ndaluar nga shtetet anëtare, përkundrazi ka vëmendjen maksimale nga ata.
Duhet të jemi të duruar dhe të presim vendimin e vendeve anëtare”, tha Hoxha.
Dokumenti kërkon më shumë transparencë, dialog politik, mbështetje për institucionet dhe harmonizim të plotë të legjislacionit me acquis të BE-së, duke e lidhur progresin me rezultate konkrete dhe të matshme.
Hezitojmë për fëmijën e parë, por jo për të tretin/ Çiftet e reja po shtyjnë prindërimin, ndërsa familjet me tre fëmijë rezistojnë ende
Shqipëria po përjeton një ndryshim të fortë në modelin e lindjeve. Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se në vend po pakësohen lindjet e fëmijëve të......
“Sigurimi ndaj katastrofave natyrore, prioritet kombëtar” - Ibrahimaj: Politika afatgjata dhe mekanizma më të fortë financiarë për përballimin e dëmeve
Nëpërmjet politikave afatgjata mund të garantojmë një mbrojtje më të mirë ndaj fatkeqësive natyrore. Kështu është shprehur Ministrja për Ekonominë dhe......
100 mijë hektarë tokë bujqësore del në shitje për të huajt - Projektligji/ Si do bëhet kalimi i pronësisë dhe kriteret për investime
Qeveria do të lehtësojë procedurat për shitjen e tokave bujqësore tek investitorë të huaj. Projektligji i hedhur për konsultim publik “Për kalimin në pronësi......
PPP-të dhe koncesionet, vendoset kufi minimal - S’ka më kontrata nën 5 mln lekë, ndryshon kufiri dhe për tenderët
Qeveria ka vendosur për herë të parë një kufi minimal monetar për kontratat koncesionare dhe partneritetin publik privat. Sipas vendimit të miratuar një ditë......
Sa e cënueshme është Shqipëria ndaj mashtrimeve? Raporti global 2025: Bëjmë pjesë mes vendeve me ekspozim mesatar
Shqipëria renditet në vendin e 48-të nga 112 shtete në Indeksin Global të Cenueshmërisë ndaj Mashtrimeve për vitin 2025, me një rezultat 2.3 pikë. Sipas të......
Shqiptarët po kalojnë më shumë kohë në LinkedIn/ Të dhënat tregojnë rritje të audiencës, duke tërhequr kompani dhe reklamues
LinkedIn po forcon gjithnjë e më shumë pozicionin e tij në Shqipëri, duke u kthyer në një platformë me ndikim jo vetëm për profesionistët, por edhe për......
Çmimet e naftës vijojnë rritjen - Investitorët përqendrohen në takimin Trump-Xi në Pekin
Çmimet e naftës u rritën të enjten, me tregjet që u përqendruan në takimin midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit Kinez Xi Jinping për të......
Ibrahimaj: Forcimi i mekanizmave të mbrojtjes ndaj fatkeqësive natyrore, prioritet për stabilitetin ekonomik dhe fiskal
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë sot në forumin mbi “Riskun nga fatkeqësitë natyrore, reziliencën dhe stabilitetin......



