Shqipëria Postuar më 30 Qershor 2026, 10:23

Rritet numri i legalizimeve - ASHK: 31,234 qytetarë janë pajisur me certifikatë pronësie

Nga Ernilda Luzi

Rritet numri i legalizimeve - ASHK: 31,234 qytetarë janë pajisur me

Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën të ditur se, gjatë periudhës janar–maj 2026 janë trajtuar 343 mijë e 613 shërbime kadastrale përmes platformës e-Albania në katër Drejtoritë Vendore të Tiranës.

Gjatë kësaj periudhe, 31 mijë e 234 qytetarë janë pajisur me certifikatë pronësie, duke përfunduar procedurat për regjistrimin dhe dokumentimin e pronës së tyre. Ndërkohë, procesi i legalizimit të ndërtimeve informale po vijon, ku janë legalizuar 4 mijë e 336 objekte banimi.

Nga ana tjetër, të dhënat tregojnë një rritje të ndjeshme të numrit të legalizimeve krahasuar me dy vitet e fundit. Në vitin 2024 u legalizuan 699 objekte, ndërsa në vitin 2025 ky numër u rrit në 2 mijë e 675. Në vetëm pesë muajt e parë të vitit 2026, numri i objekteve të legalizuara ka arritur në 4 mijë e 336, duke tejkaluar ndjeshëm rezultatet e viteve pararendëse.

Përmes platformës elektronike janë përpunuar kërkesa për regjistrime pronash, certifikata pronësie, verifikime dokumentacioni, aplikime për legalizime dhe shërbime të tjera që lidhen me administrimin e pasurive të paluajtshme.

Këto shifra pasqyrojnë vijimin e procesit të digjitalizimit të shërbimeve, përshpejtimin e procedurave administrative dhe angazhimin për t'u ofruar qytetarëve shërbime më të shpejta, më transparente dhe më efikase.

 

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 30 Qershor Edel Strazimiri

Kursi i këmbimit/ Rritje e lehtë në tregun valutor

Dollari amerikan ka regjistruar mëngjesin e sotëm një rritje të lehtë të kuotës në raport me një ditë më parë pasi është blerë këtë të martë me 82 lekë dhe......