Rrjeti i ATM-ve zgjerohet, por funksionet mbeten të pashfrytëzuara - BSH: Dominojnë tërheqjet cash. Urdhër transfertat dhe depozitimet, përdorim minimal

Ndërsa numri i bankomateve sa vjen e rritet, shqiptarët vijojnë t’i përdorin kryesisht për një funksion të vetëm: tërheqjen e parave cash.
Sipas të dhënave më të fundit nga Banka e Shqipërisë, në tremujorin e parë të 2026 rezultojnë të jenë instaluar 56 bankomate të reja në vend, duke e çuar numrin total të ATM-ve aktive në 1,147. Shumica e tyre ofrojnë vetëm shërbimin e tërheqjes së parave, ndërsa pak përfshijnë edhe funksionin e depozitimit të parave apo urdhër transfertave.
Pavarësisht se 327 bankomate në Shqipëri shërbejnë edhe për të kryer transferta bankare si kalim parash nga një llogari në një tjetër apo shlyerje detyrimesh, në bankomat janë realizuar zero transaksione të tilla gjatë tremujorit të parë. Disa prej udhër transfertave mund të kryhen lehtësisht nga rehatia e shtëpisë përmes telefonit, prandaj marrja e këtij shërbimi përmes ATM-ve shihet si e panevojshëm.
Ndërkohë, as gjysma e bankomateve rezulton të ketë funksionin e depozitimit të parave. Shtimi i këtij shërbimi në të gjitha ATM-të, do të shkurtonte radhët dhe kohën e pritjes në sportelet fizike të bankave për të kryer një veprim aq të thjeshtë, ndërsa do të ulte ndjeshëm edhe kostot.
Por sa para kanë qarkulluar në bankomate gjatë tremujorit të parë të vitit?
Rreth 126 miliardë është totali i lekëve të tërhequra dhe depozituara në bankomat gjatë tremujorit të parë. Statistikat tregojnë se 73.5% e veprimeve në ATM ishin tërheqje parash dhe 26.5% depozitim, pra 92.6 miliardë dhe 33 miliardë lekë.
Një numër më i madh bankomatësh nënkupton rritje të përfshirjes financiare të qytetarëve dhe të aksesit të tyre në shërbime bankare. Megjithatë, shtimi i bankomatëve i ofron më tepër mundësi individëve që të tërheqin para fizike, e për rrjedhojë t'i përdorin më shumë këto të fundit për kryerje pagesash, në vend të përdorimit të kartës për realizimin e pagesave elektronike.
Shërbimet e bankomatit janë të disponueshme 24 orë në 7 ditë të javës. Kursen kohë, zvogëlon kostot për klientin dhe ul barrën e punonjësve të bankës.
Në katër muaj, mbi 2.5 milionë hyrje nga të huajt/ Europa Jugore dominon turizmin në vend, përbën rreth 70% të totalit
Pas një fillimviti të zbehtë sa i përket hyrjeve të shtetasve të huaj, muaji prill ka konfirmuar vijimin e rritjes së turizmit, duke sinjalizuar kështu......
288 milionë euro shtesë në buxhetin e shtetit - Konsumi jep kontributin kryesor në rritje, ndjekur nga sigurimet shoqërore
Në 4 muajt e parë të vitit, buxheti i shtetit ka arkëtuar rreth 275.7 miliardë lekë, duke tejkaluar planin e periudhës në 105.2 %. Krahasuar me të njëjtën......
Argëtim, adrenalinë dhe siguri rrugore - Automotive Fair Albania IV, katër ditë spektakël në Tiranë
Edicioni i katërt i Automotive Fair Albania rezervoi për qytetarët, të apasionuarit pas automobilizmit, katër ditë të mbushura me aktivitete, spektakël dhe......
Nga Hormuzi, te supermarketet - Si po rrezikohet zinxhiri global i ushqimit?
Paralajmërimi i fundit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO) se bota ka vetëm gjashtë deri në dymbëdhjetë muaj kohë për të......
Çmime negative në bursë, ALPEX kërkon ndryshime - Propozon kufi minimal të çmimit në tregun e ditës në avancë, të jetë -50 euro/mWh
Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike, ALPEX kërkon vendosjen e një kufiri minimal të lejuar të çmimit në tregun e ditës së avancë, duke argumentuar se......
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht duke pësuar zbritje të vlerës përgjatë fundjavës duke u blerë këtë të hënë me 81.5 lekë dhe duke u shitur......
Mes zyrës dhe shtëpisë, të rinjtë preferojnë punën hibride - Hasalla: Pronarët shqiptarë duan t’i kenë nën vëzhgim punonjësit
Pandemia e Covid-19 ndryshoi mënyrën si funksionon tregu i punës, duke detyruar për herë të parë miliona punonjës të zhvendosnin zyrën në shtëpi. Por disa......
Më shumë nxënës në arsimin profesional - AKPA: 19.4% të totalit të regjistrimeve. Drejt objektivit 1 në 3 nxënës deri në 2030
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka bërë të ditur se Arsimi Profesional në Shqipëri po njeh një rritje të vazhdueshme të regjistrimeve, duke......



