Maqedoni e Veriut, inflacioni arrin në 11.6% – Shkaku kryesor është rritja e çmimit të ushqimeve dhe energjisë
Inflacioni mesatar për periudhën janar – gusht në vitin 2022 është në nivelin 11.6% në bazë vjetore, kryesisht për shkak të faktorëve të jashtëm. Shifrat janë konfirmuar nga Banka Popullore në vend.
Në deklaratën e saj për media sqarohet se kontribut më të madh në rritjen e inflacionit të brendshëm ka rritja e çmimeve të ushqimeve të importuara dhe energjisë, duke përfshirë çmimin e brendshëm të energjisë elektrike dhe atë termike, të cilat janë nën ndikimin e zhvillimeve në tregun botëror të energjisë.
Por, rritja e tyre afatgjatë dhe më e fortë krijon efekte transferimi edhe në çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tjera dhe nxit më tej pritjet inflacioniste, që çon në domosdoshmërinë për aplikimin e politikave të brendshme më të kujdesshme. Në muajt e fundit tek çmimet e ushqimit vërehen përshtatje më të theksuara në rënie në bursat botërore, që në periudhën e ardhshme mund të shkaktojnë përshtatje në rënie edhe të çmimeve në vend.
Në të njëjtën kohë, janë në rënie edhe rishikimet e pritshmëritë për rritje te një pjesë të çmimeve. Megjithatë, pasiguria nga dinamika e ardhshme e çmimeve të produkteve primare në bursa, dhe veçanërisht ajo e energjisë është theksuar për shkak të ngjarjeve ushtarake në Ukrainë, thuhet më tej në deklaratën e Bankës Popullore.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.