Nafta bie drejt 92 dollarë për fuçi – OPEC dhe SHBA parashikojnë ngadalësim të kërkesës
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, por gjatë tregtisë amerikane dhe aziatike ra ndjeshëm, për shkak të parashikimeve për ngadalësimin e kërkesës globale.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në mbi 92 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 87 dollarë për fuçi. Si OPEC ashtu edhe Departamenti i Energjisë në SHBA ulën parashikimet e tyre për kërkesën.
OPEC uli parashikimin për rritjen e kërkesës gjatë këtij viti mes 460 mijë dhe 2.64 milionë fuçi naftë në ditë, duke cituar si arsye kryesore masat kufizuese në Kinë, si pasojë e Covid-19 dhe inflacionin e lartë.
Edhe Departamenti i Energjisë në SHBA e uli parashikimin për kërkesën dhe prodhimin në SHBA dhe në botë, gjatë këtij viti. Departamenti parashikon një rritje me vetëm 0.9% të konsumit gjatë vitit 2023, nga 1.7% që ishte vlerësimi i mëparshëm.
Në të gjithë botën, Departamenti amerikan i energjisë parashikon një rritje të kërkesës me 1.5%, nga 2% që vlerësonte më parë. Referuar të dhënave të tjera, rezervat e naftës në SHBA u rritën me 7.1%, gjatë javës që u mbyll më 7 tetor. Nafta dhe lëndët e tjera të para po gjenden nën presion edhe nga focimi i Dollarit amerikan.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.