Ndryshimet në Paketën Fiskale 2023! “Në Fokus” sjell ekskluzivisht pikat e draft-paketës fiskale
Projekt Paketa Fiskale 2023 ka qenë tema ekskluzive e debatit e mbrëmjes së të martës në emisionin “Në Fokus”, me Mira Pogaçin. Parashikimi për ndryshimin në ligjin e procedurave tatimore, i cili synon dhjetëfishimin e gjobave dhe shumë ndryshime të tjera ishin pjesë e diskutimeve.
Eksperti Pano Soko u shpreh se kjo krizë po godet biznesin, gjithashtu bëri një krahasim me Kosovën në mënyrën e menaxhimit të krizës.
Nga ana tjetër, profesoresha njëherazi dhe ekspertja e ekonomisë Eriola Hoxha diskutooi mbi gjobat të cilat do të rriten nga 2 deri në 10-fish për të raste të evazionit. Një problematikë tjetër sipas Hoxhës është edhe lënia në harresë e sektorit të bujqësisë nga draft paketa fiskale.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka zhvilluar diskutime mbi draftin e Paketës Fiskale 2023 me pjesëtare të komunitetit të biznesit.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.