Nafta, e qëndrueshme pranë 94 dollarë – IEA parashikon zhvendosje nga gazi drejt naftës për ngrohje
Nafta po shfaqet e qëndrueshme gjatë sesionit tregtar europian, pasi një tendence në rritje në tregtinë aziatike. Analistët mendojnë se në një farë mënyre tregu është i balancuar, mes kërkesës së dobët dhe uljes së prodhimit. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 94 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 88 dollarë për fuçi.
Edhe diferenca mes dy bençmarkëve duket se është stabilizuar në rreth 6 dollarë, në favor të naftës Brent. Tregjet do të fokusohen në kahun e kërkesës, pasi një ndalesë e mundshme e hekurudhave në SHBA, për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mbi kushtet e punës mund të dëmtojë tregun.
Tre sindikata po negociojnë për një kontratë të re, që mund të prekë dërgesat nëpërmjet hekurudhave, të cilat janë mjaft të rëndësishme për transportin e naftës bruto dhe të nënprodukteve të saj.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë deklaroi të mërkurën se pret një zhvendosje të shpejtë nga gazi drejt naftës për ngrohje, ndërsa kërkesa pritet të dyfishohet në rreth 700 mijë fuçi në ditë në periudhën Tetor 2022-Mars 2023.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.