Nënkryetari i Bashkisë së Tropojës flet për Scan Live! Në cilat bjeshkë mund të ndërtohen resorte me ski?
Nënkryetari i Bashkisë së Tropojës, z. Abedin Kërrnaja ishte në një lidhje të drejtëpërdrejtë me emisionin Scan Live, ku solli turizmin “në shifra”.
“Jo vetëm Lugina e Valbonës, por thuajse gjithë rrethi i Tropojës ka pasur një numër shumë të lartë turistësh deri në këtë pjesë të vitin. Nga viti në vit ka një trend rritje. Shifra përllogaritet në 170 mijë turistë që kanë vizituar bjeshkët e Tropojës, luginën e Valbonës dhe jo vetëm” tha nënkryetari i Bashkisë së Tropojës.
Nga ana tjetër, në kuadër të turizmit gjithëvjetor, z. Kërrnaja përmendi zonat e Tropojës që kanë potencialin më të madh për ofrimin e një pakete turistike dimërore që përfshin edhe resorte me ski.
“Shqipëria ka hapësira ku mund të ndërtohen impiante të skive, por kuptohet nga viti në vit mund të ketë dhe iniciativë të lirë për të ndërhyrë. Në Luginë të Valbonës ka hapësirë, po ashtu në Bjeshkët e Doberdolit dhe Sylbicës. Kuptohet, kërkohet teleferik dhe të gjithë elementët e tjerë, duke plotësuar kushtet dhe standardet e nevojshme të sigurisë” theksoi Nënkryetari i Bashkisë së Tropojës.
NDIQ KËTU:
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.