Paralajmërimi: Greqia duhet të ndalojë ndërtimet! – Avokati i popullit: Duhet të mbrojmë burimet ujore dhe zonat bregdetare
Greqia duhet të ndalojë menjëherë ndërtimet. Pralajmërimi i fortë vje nga avokati i popullit në vendin fqinj, në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters.
Në raportin e tij ai theksoi rreziqet në rritje ndaj mjedisit dhe bëri thirrje për reforma urgjente në turizëm, pasi ekonomia e Greqisë mbështetet shumë në këtë sektor.
Turizmi sjell më shumë se një të katërtën e të ardhurave ekonomike në Greqi dhe pothuajse dy milionë grekë jetojnë nga turizmi, sipas raportit të parë të Avokatit të Popullit grek për turizmin që kur ky funksion u krijua në Greqi 25 vjet më parë.
Rreth 33 milionë turistë vizituan Greqinë në vitin 2023, që është pesë milionë më shumë se në vitin 2022. Pritet që të ardhurat nga turizmi në Greqi të rriten këtë vit në 21 miliardë euro krahasuar me 20.5 miliardë të arritura vitin e kaluar, sipas raportit.
Bie në sy shembulli i ishullit të Santorinit, i cili vizitohet nga më shumë se 5.5 milionë turistë në vit, që është dy herë më shumë se në vitin 2012. Santorini fiton një miliard euro në vit nga turizmi.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.