Paundi britanik e mbyll javën në ‘pikiatë’ ndërsa Dollari amerikan mbetet në ‘podium’!
Paundi britanik ka pësuar këtë të premte një rënie shumë të fortë të vlerës me rreth 1.5 pikë nga dita e djeshme teksa vijon të humbasë pikë duke u blerë sot me 140.2 lekë dhe duke u shitur me 142 lekë.
Dollari amerikan ndërkaq vazhdon të mbetet në pozicion force teksa ka fituar sërish pikë ditën e sotme duke e mbyllur javën pozitivisht pasi blihet sot me 113.7 lekë dhe shitet me 114.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme të vlerës këtë të premte pasi blihet mëngjesin e sotëm me 120.2 lekë dhe shitet me 120.8 lekë teksa e ka mbyllur këtë javë në vlera konstante.
Franga zvicerane ndërkaq ka regjistruar rënie të lehtë të vlerës këtë mëngjes duke u blerë sot me 115.1 lekë dhe duke u shitur me 116.1 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.