Përfundojnë subvencionet në Gjermani – Çmimet e benzinës dhe naftës rriten ndjeshëm
Çmimet e benzinës dhe naftës në të gjithë Gjermaninë u rritën ndjeshëm, pas përfundimit të politikës 3-mujore të subvencionimit të karburantit nga qeveria. Sipas statistikave të Klubit të Përgjithshëm Gjerman të Automobilave, çmimet e benzinës dhe naftës në vend tani kanë arritur pikën më të lartë që nga fillimi i regjistrimeve statistikore në vitin 1950.
Duke filluar nga mëngjesi i së enjtes, çmimi i naftës ka arritur në 2.40 euro, nga 2.20 euro për litër, ndërsa çmimi i benzinës nga 2.10, në 2.40 euro për litër. Çmimet shënuan një rritje prej 17 cent, në 35 centë për litër nga një ditë më parë. Duke qenë se shumica e prodhuesve të naftës magazinuan karburant sa më shumë përpara përfundimit, konsumatorët besojnë se çmimet e naftës ka të ngjarë të rriten përsëri pasi të jenë shteruar ato inventarë.
Disa analistë besojnë se përveç ndalimit të subvencioneve nga qeveria, rënia e nivelit të ujit në lumin Ren ka ndikuar edhe në çmimin e gazit, pasi problemet në transportin detar rezultaun në uljen e vëllimit të transportit të naftës. Gjithashtu, në fund të gushtit ka përfunduar edhe tarifa fikse mujore 9 euro për trafikun urban dhe të distancave të shkurtra, e zbatuar nga qeveria gjermane që nga fillimi i qershorit, gjë që ka rritur më tej kërkesën për karburant.
Ndërkohë, çmimet e naftës në tregje u rritën të premten pasi mendohet se OPEC+ do të diskutojë shkurtimet e prodhimit në një takim më 5 shtator, megjithëse frika nga frenimi i Kinës për COVID-19 dhe rritja e dobët globale vazhduan të kufizojnë fitimet.
Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent u rritën me 1,23 dollarë, në 93,59 dollarë për fuçi, ndërsa kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar të Teksasit Perëndimor u rritën me 1,25 dollarë, në 87,86 dollarë për fuçi.
Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët, së bashku të quajtur OPEC+, do të takohen më 5 shtator në një realitet të rënies së çmimeve dhe kërkesës, ndonëse prodhuesi kryesor Arabia Saudite thotë se oferta mbetet e ulët.
Analistët e tregjeve presin që grupi të lërë objektivat e prodhimit të pandryshuar. Sipas tyre, shifrat tregojnë një treg më të tkurrur nga sa pritej vendet eksportuese ndoshta do të dëshironin gjithashtu pak më shumë qartësi për furnizimin iranian përpara se të bënin ndonjë ndryshim të madh në politikën e prodhimit.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.