Po shkurtohen vende pune! – Eksportuesit, në pritje të reagimit nga BSH dhe Financat
Eksportuesit janë në pritje të qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë për të reaguar në lidhje me kërkesat e tyre për amortizimin e humbjeve të shkaktuara nga zhvlerësimi i Euros, në të kundërt do të ndërmarrin hapa të tjera.
Kreu i Shoqatës Pro-Export Albania, Edvin Prençe, thekson se kjo situatë ka dhënë impaktin e parë që veç humbjeve monetare, kanë nisur shkurtimet e vendeve të punës.
Pak ditë më parë eksportuesit kanë publikuar një studim sipas të cilit humbjet për shkak të forcimit të lekut arrijnë deri në 35 milion euro.
Ndërsa kanë kërkuar nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë, shkurajimin e përdorimt të valutës në transaksione brenda vendit si dhe të konsiderohet opsioni që kursi i këmbimit me euron, të jetë gjysëm i lirë.
Nga Ministria e Finanave, kanë kërkuar ngrije të tatimfitimit për vitin 2023, i cili parapaguhet; rimbushim i përshpejtuar i TVSH brenda një afati 10-15 ditësh si dhe të miratohet buxhet suplementar në formë subvencioni.
Elisabeta Dosku/SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.