Pse po ndodh rënia drastike e paundit? – Monedha britanike, rënie 3 % kundrejt dollarit dhe 1 % ndaj euros
Paundi ka rënë në nivelin më të ulët të 37 viteve kundrejt dollarit pasi tregjet financiare reaguan ndaj lëvizjeve më të mëdha të uljes së taksave në 50 vjet.
Aksionet në Mbretërinë e Bashkuar ranë gjithashtu pasi ministri i ri i financave të Britanisë, Kwasi Kwarteng, lajmëroi shkurtime historike të taksave dhe rritje të mëdha të huamarrjes duke çuar në rënie të lirë obligacionet e sterlinës dhe lëkundje masive të financave të vendit.
Paundi ra më shumë se 3% kundrejt dollarit nën 1.09 dollarë. Paundi gjithashtu ra me më shumë se 1% kundrejt euros duke zbritur në 1.12 euro. Sterlina ka rënë kohët e fundit për shkak të shqetësimeve për ekonominë dhe pjesërisht për shkak të një dollari më të fortë amerikan.
Sipas të dhënave të Bloomberg, analistët presin që normat e interesit në Mbretërinë e Bashkuar të arrijnë 5.2% në gusht 2023, me pritjet në rritje se mund të ketë një rritje me një pikë përqindje të normës së interesit në mbledhjen e ardhshme të Bankës së Anglisë në nëntor.
Ministri i financave të Britanisë, Kwasi Kwarteng, hoqi normën më të lartë të tatimit mbi të ardhurat në vend, anuloi një rritje të planifikuar në taksat e korporatave dhe për herë të parë vendosi një çmim në planet e shpenzimeve të kryeministres Liz Truss, e cila dëshiron të dyfishojë normën e rritjes ekonomike të Britanisë.
I pyetur për rënien e vlerës së monedhës vendase Këarteng refuzoi të flasë duke thënë se ai “nuk komenton lëvizjet e tregut”.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.