Shtrenjtimi i energjisë/ KESH merr edhe 8 miliardë lekë nga qeveria!
Krahas rritjes së çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë në muaj, një tjetër fond i rëndësishëm është parashikuar që të shkojë si mbështetje për sektorin energjetik.
Në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi që parashikon që Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në programin, “Mbështetje për energjinë”, t’i shtohet fondi 8 miliardë lekë. Ky fond është transhi i dytë nga fondi i miratuar për këtë qëllim në buxhetin e shtetit, për shoqërinë “Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH)”.
Qëllimi i këtij fondi është mbulimi me likuiditet i veprimtarisë operacionale të shoqërisë. Ky fond përballohet nga zëri “Mbështetje buxhetore për sektorin energjetik”, miratuar në buxhetin e vitit 2022.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.