Banka qendrore e Turqisë, tjetër ulje masive të normave të interesit ndërsa inflacioni vijon mbi 80%!
Banka qendrore e Turqisë dha një tjetër ulje masive të normave të interesit të enjten, pavarësisht inflacionit të jashtëzakonshëm mbi 80%, duke lëvizur në të kundërt nga ekonomitë botërore që po rrisin normat për të kontrolluar çmimet ndërsa lira u zhyt në nivele të ulëta rekord.
Banka Qendrore e Republikës së Turqisë uli normën bazë me 1 pikë përqindjeje, në 12%. Lira po tregtohej rreth 18.38 kundrejt dollarit, duke u dobësuar më tej se niveli i ulët rekord i mëparshëm prej 18.36 në dhjetor.
Zhvlerësimi i monedhës turke ka të ngjarë të intensifikojë shqetësimet financiare të banorëve të cilët kanë parë rënien e fuqisë së tyre blerëse gjatë një sërë goditjesh ekonomike në vend.
Turqia ka ndjekur besimin jo ortodoks të Presidentit Recep Tayyip Erdogan se normat e larta të interesit shkaktojnë inflacion të lartë, duke ulur kostot e huamarrjes pavarësisht se çmimet e konsumit u rritën me 80.21% në gusht nga një vit më parë. Mendimi tradicional ekonomik thotë se rritja e normave të interesit lufton inflacionin.
Ai tha se Turqia do ta vërë nën kontroll inflacionin pas Vitit të Ri dhe se supermarketet ishin të pajisura mirë. Bankat qendrore në mbarë botën po ndërmarrin veprime të kundërta nga Turqia, duke rritur në mënyrë agresive normat për të synuar rritjen e inflacionit.
Rezerva Federale e SHBA rriti normat me tre të katërtat e një pike për të tretën herë radhazi të mërkurën, e ndjekur të enjten nga rritja më e madhe ndonjëherë e Bankës Kombëtare të Zvicrës ndaj normës bazë të interesit. Banka e Anglisë miratoi një rritje më të vogël me gjysmë pikë pasi bankat e tjera nga Europa në Kanada lëvizin shpejt për të frenuar rritjen e çmimeve.
Statistikat zyrtare turke të publikuara këtë muaj treguan se inflacioni vjetor ishte më i keqi midis grupit të 20 ekonomive kryesore, por ekspertët e pavarur thonë se inflacioni është në fakt shumë më i lartë. Kritikët thonë gjithashtu se pavarësia e bankës qendrore dhe e institutit zyrtar të statistikave janë minuar nën presidencën e Turqisë.
Vitin e kaluar, monedha vazhdoi të shënonte nivele rekord pasi banka qendrore uli normat e interesit nga 19%. Kur më në fund arriti në 18.36 kundrejt dollarit, Erdogan njoftoi masa të jashtëzakonshme që ai pretendonte se do të ruanin lirën.
Qeveria inkurajoi njerëzit që të shkëmbenin dollarët e tyre me lira dhe t’i vendosnin në një llogari depozite që do të jepte normën e interesit plus çdo zhvlerësim të lirës kundrejt dollarit.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.