‘Abuzim me tenderët’ – Arrestohen 4 punonjës të Universitetit Bujqësor të Tiranës!
Policia e Shtetit bën me dije se është finalizuar operacioni i quajtur ‘Tenderët’ gjatë të cilit u arrestuan 4 punonjës të Universitetit Bujqësor të Tiranës, për abuzim me disa tenderë.
Sipas njoftimit në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe Korrupsionit, Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Tenderët” si rezultat të të cilit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit:
- , 62 vjeç, me detyrë Drejtor i Fermës Didaktike Eksperimentale në Universitetin Bujqësor Tiranë;
- B., me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë;
- S., 59 vjeç, me detyrë specialist i Sektorit të Bujqësisë;
- , 64 vjeç, me detyrë magazinier në magazinën qendrore në Universitetin Bujqësor Tiranë.
Policia bën me dije se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në role të ndryshme, paracaktonin fituesin e tenderëve, kryenin hyrje dhe dalje fiktive të mallrave në magazina, duke shpërdoruar detyrën.
Gjithashtu sipas informacionit të publikuar në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet në pronësi të shtetasit A. R. dhe 5 aparate celulare ndërsa po vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.
E . S / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.