Qeveria “reflekton” mbi amnistinë fiskale – Ibrahimaj: Ndryshime në draft, po marrim në konsideratë sugjerimet
Pas kritikave të shumta nga institucionet ndërkombëtare, dhomat e tregtisë dhe ekspertët e ekonomisë, qeveria i është “rikthyer” sërish draftit të amnistisë fiskale dhe penale për të bërë ndryshime, duke marrë parasysh sugjerimet e dhëna.
E pyetur nga SCAN TV, Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, bën me dije se ende nuk ka një afat kohor të caktuar për miratimin e saj.
Ndërsa, lidhur me paketën fiskale të vitit të ardhshëm, Ibrahimaj bëri me dije se nuk do të ketë supriza.
Ministrja e Financave zhvilloi konferencën e përmuajshme për media ku bëri një përmbledhje të zhvillimeve të ekonomisë në vend dhe theksoi se për shkak të krizës, viti pritet të mbyllet me një rritje ekonomike në nivelin 3.2 % të PBB.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.