Rama, i vendosur për amnistinë fiskale e penale – “Do të bëhet, mos më qani hallin as mua as BE-së”
Në proces këshillimi, por do të miratohet. Kështu është përgjigjur kryeministri Edi Rama pyetjes së gazetarëve për aministinë fiskale dhe penale. Rama deklaroi se asgjë nuk e ndal këtë qeveri së legalizuara paratë e shqiptarëve
“Ne nuk jemi tërhequr por po vazhdojmë të diskutojmë dhe dëgjojmë për të sheshuar të gjitha keqkuptimet, moskuptimet, apo edhe për të ekspozuar mos dëshirën për të kuptuar. Amnistia fiskale do të bëhet sepse e kërkojnë shumica dërrmuese e shqiptarëve. e nuk jemi askushi t’i penalizojmë shqiptarët që të legalizojnë të ardhurat e tyre, dhe t’ua bëjmë jetën ferr. Dhe kush janë ata që na thonë që jo kjo nuk mund të bëhet se Shqipëria është me kriminelë. Ne këtë ia kemi bërë vetë vetes”, u shpreh ai.
I pyetur për kundërshtimet e ndërkombëtarëve kryeministri Rama tha se Shqipëria është e gatshme të krijojë një bazë ku do të gjejë dakordësi me BE-në. ‘Unë përfaqësoj shqiptarët, nuk jam për shprehej e vullnetit të ndonjë populli tjetër. Unë jam këtu për të qarë hallin e shqiptarëve, ne jemi në diskutim me të gjithë. Do të krijomë një bazë ku të gjejmë dakordësi. Nëse nuk jemi prapë nuk ka problem, pa shkelur normat dhe parimet. Amnistitë fiskale ne i kemi parë dhe studiuar nga të gjitha vendet e BE-së. uk bëjmë asgjë që i shkon ndesh asnjë kornize që ka të bëjë me konceptet e BE-së. pak më shumë respekt kur flini për paratë në të zezë të shqiptarëve,’ tha ai.
Më parë kryeministri Edi Rama ka thënë se kritikat e të huajve për këtë projektligj nuk janë të sinqerta sepse këto vende kanë bërë të njëjtën gjë në kohë të ndryshme. Amnistia fiskale dhe penale është një nismë ligjore e ndërmarrë nga qeveria shqiptare për të falur të gjitha gjobat, kamatëvonesat e pasurisë që deklarohet, nëse kryhet regjistrimi i pasurisë së disponuar në 30-vjeçarin e fundit, të kryera deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit. Personave që aplikojnë për amnisti fiskale u ruhet anonimati dhe nuk i fillojnë procedurat e ndjekjes penale.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.