Rënie e fortë për Paundin britanik – Dobësohen edhe Dollari e Euro!
Paundi britanik ka pësuar një rënie të fortë këtë mëngjes duke u blerë sot me 130.7 lekë dhe duke u shitur me 133 lekë në raport me një ditë më parë sipas kursit të këmbimit lokal.
Franga zvicerane ndërkaq ka regjistruar rritje të kuotës teksa blihet këtë të mërkurë me 119.5 lekë dhe shitet me 120.5 lekë krahasuar me ditën e djeshme.
Dollari amerikan gjithashtu sikurse Paundi ka shënuar një rënie të lehtë të vlerës teksa blihet sot me 119.4 lekë dhe shitet me 120.5 lekë krahasuar me ditën e martë.
Referuar tregut të brendshëm valutor monedha europiane blihet sot me 116.3 lekë dhe shitet me 116.9 lekë duke mos pasur luhatje të ndjeshme të vlerës në raport me dje.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.