RISIA E FUNDIT E KREDO.AL: KLUBI KREDO, KURSIME DHE PËRFITIME!
Në fushën e mikrofinancave, ku fuqia për të ndryshuar jetë varet nga aksesimi në shuma të vogla të kapitalit, Kredo.al dallohet si një dritare e inovacionit dhe përparimit. Që nga themelimi i saj, Kredo.al qenë udhëheqëse në inovacion, duke mbështetur përfshirjen dhe fuqizimin financiar në një shkallë të pa precedent.
Themeluar në bazë të parimeve vizionare, Kredo.al ka përdorur teknologjinë më të fundit dhe njohuritë e thella ekonomike për të demokratizuar burimet financiare. Duke përdorur platforma dixhitale inovative, Kredo.al ka zvogëluar ndjeshëm barrierat për sipërmarrësit e ardhshëm, bizneset e vogla dhe individët që kanë nevojë për mbështetje financiare. Përmes kësaj qasje revolucionare, Kredo.al ka hapur një epokë të re të mundësive për një numër të pakufizuar komunitetesh, pak të shërbyera nga kreditorët tradicionalë.
Kredo.al ju fton të bëheni pjesë në risinë e saj më të madhe! KLUBI KREDO!
Çfarë është Klubi Kredo?
Është mundësia FANTASTIKE që ju të ndiheni të privilegjuar në çdo moment të marrëdhënies tuaj me Kredo.al!
Klubi Kredo është një mundësi e re për të gjithë ata klientë të cilët dëshirojnë të përfitojnë nga kushte preferenciale dhe shërbime shtesë gjatë marrëdhënies së tyre me Kredo.al. Kjo mundësi është hedhur në treg nga Kredo.al në Shtator 2023 me qëllimin e vetëm për të qenë më pranë dhe për t’i shërbyer më mirë klientëve të saj më të mirë.
Të gjithë klientët të cilët do të bëhen pjesë e Klubit Kredo do të kenë mundësi të përfitojnë nga ofertat fantastike dhe ulje te vazhdueshme në produktet dhe shërbimet tona, duke e bërë kështu eksperiencën tuaj me Kredo.al sa më të lehtë dhe përfituese për ju!
Lexo më poshtë për të kuptuar në detaje se si do të funksionojë anëtarësimi në Klubin Kredo dhe se cilat do të jenë përfitimet për ty!
Anëtarësimi në Klubin Kredo dhe Benefitet Fantastike për Anëtarët e saj
Kredo.al gjithmonë kujdeset që klientët e saj të marrin shërbimin më të mirë dhe tashmë ka krijuar mundësinë fantastike të anëtarësimit në Klubin Kredo. Ky klub është vendi ku ju mund të merrni përfitime të mahnitshme si anëtar i tij i veçantë. Anëtarësimi në Klubin Kredo ju ofron mundësinë të përjetoni një eksperiencë unike gjatë jetës së kredisë tuaj duke përfituar nga avantazhet e mahnitshme që ofrohen ekskluzivisht për anëtarët tanë të dashur.
Përfitimet e Anëtarësimit në Klubin Kredo!
Ulja e përfituar: 100%
- 100% ulje në Komisionin për kryerjen e pagesave në degë gjatë periudhës aktive të anëtarësimit
Anëtarët e Klubit Kredo përfitojnë nga një zbritje e jashtëzakonshme: 100% ulje në Komisionin për kryerjen e pagesave në degë. Kjo do të thotë se për të gjitha pagesat që ju do të bëni gjatë kohës që ju jeni anëtar i Klubit Kredo, ju nuk do të paguani asnjë komision shtesë mbi këto pagesa. Për informacion më të detajuar mbi tarifat vizitoni faqen web www.kredo.al
Ulja e përfituar: 100%
- 100% ulje në Komisionin për Kërkesa të tjera dokumentacioni nga Klientët
Klubi Kredo vazhdon me ofertat për ju që jeni anëtarë me një risi absolute! 100% ulje në Komisionin për Kërkesa të tjera dokumentacioni nga Klientët. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që nëse ju keni nevojë për dokumentacion të veçantë dhe do të paraqiteni në degë pasi ju duhet i firmosur dhe i vulosur, ju nuk do të paguani asnjë tarifë. Ne kemi për qëllim të bëjmë procesin tuaj sa më të lehtë dhe të përshtatshëm për kërkesat tuaja. Ju mund të tërhiqni deri në 10 dokumenta gjatë kohës që jeni Anëtar i Klubit Kredo. Për informacion më të detajuar mbi tarifat vizitoni faqen web www.kredo.al
- Ulje në tarifën për Shtyrje të Pagesës së këstit të kredisë
Gjatë jetës së kredisë, të gjithëve na ndodh që ndodhemi ngushtë dhe nuk kemi para mjaftueshëm për të paguar këstin e rradhës, si pasojë e shpenzimeve të paparashikuara. Ndaj edhe Kredo vjen me mundësinë për të shtyrë këtë këst në muajin pasardhës dhe duke i dhënë mundësinë anëtarëve të këtij Klubi të shtyjnë pagesën me një super tarifë të zbritur. Për të paguar këstin e radhës Kredo.al ka në shërbimin tuaj mundësinë e Shtyrjes së këstit si për kredinë me një këst ashtu edhe për kredinë me disa këste. Tashmë për të gjithë anëtarët e Klubit Kredo do të ketë ulje të konsiderueshme nga tarifat aktuale të Komisionit të shtyrjes së datës së pagesës.
Për informacion më të detajuar mbi tarifat vizitoni faqen web www.kredo.al
ULJA MË E MADHE NDONJËHERË PËR KËTË SHËRBIM! – FANTASTIKE!
- Mundësia për faljen e detyrimeve në rast ndërrimi jete
Mundësia e faljes së detyrimeve të kredisë në rast të ndërrimit të jetës. Është e pamundur të parashikojmë se çfarë do të na ndodhë në jetë dhe sidomos në rastin e pasjes së një kredie aktive, ku detyrimi për pagesën e kësaj kredie i kalon trashëgimtarëve tuaj, është e rëndësishme që të kemi një mbrojtje për ta. Prandjaj Kredo.al për të gjithë anëtarët aktiv do të bëjë të mundur faljen e detyrimeve të kredisë në rast të një fatkeqësie të tillë. Ky opsion është i vlefshëm vetëm nëse përfituesi ka kryer në mënyrë të rregullt pagesat e anëtarësimit të paktën për 4 muaj në rastin e kredisë me disa këste. Nëse produkti që ju keni marrë është kredi me një këst, mjafton që ju të keni paguar tarifën e atij muaji të mbajtjes së kredisë.
Si të Bëhesh Anëtar i Klubit Kredo?
Bëhu pjesë e Klubit Kredo dhe përfito nga të gjitha avantazhet dhe mundësitë e ofruara për anëtarët tanë. Procesi për tu bërë anëtarë është i thjeshtë dhe i shpejtë.
Ju tregojmë hapi pas hapi si të bëhesh anëtar i Klubit Kredo:
Hapi 1: Vizito njërën nga degët tona dhe kërkoni që të bëheni anëtar i Klubit Kredo tek secili prej specialistëve të shërbimit në degë
Hapi 2: Firmosni kontratën e Anëtarësimit
Hapi 3: Mirëmbajë anëtarësimin aktiv duke paguar tarifën e anëtarësimit prej 500 Lekë çdo muaj
Hapi 4: Shijo Përfitimet e Anëtarësisë
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.