Sa është fatura e paketë fiskale 2023? – Ligjet ku fiton dhe humbet buxheti i shtetit
Ministria e Financave ka hedhur së fundmi për konsultim publik ndryshimet fiskale në 4 ligje kryesore, të cilat më së shumti anojnë në ashpërsim masash për bizneset se sa në lehtësimin e tyre në kohë krize. Por sa është fatura e buxhetit nga këto ndryshime fiskale për vitin e ardhshëm?
Nga një analizë e bërë në të 4 projektligjet të cilat parashikohen të ndryshohen, fatura e përllogaritur nga Financat është me njw shtesw prej 942 milionë lekë në buxhet apo 8 milionë euro. Por në fakt fatura reale është edhe më e lartë.
Kjo për arsyen e vetme, se Ministria ka llogaritur vetëm efektet në buxhet nga ndyrshimet në ligjin për akcizat, ku heqja e akzicës për akumulatorët për panelet diellore dhe makinerit eklektrike llogaritet në – 50 milionë lekë, ndërsa rritja e e akzizës së cigareve dhe birrës llogaritet të shtojë të ardhurat me 1 miliardë lekë. Në total nga ndyshimet në këtë ligj buxheti do të përfitojë 960 milionë lekë në 2023.
Ndërsa nga ndyshimet në ligjin për taksat kombëtare llogariten – 18 milionë lekë në vit. Sa i takon ndryshimeve në ligjin për procedurat tatimore, ku parashikohen rritje të gjobave për shkelje të ndryshme në fushën e tatimeve, Ministria nuk ka llogaritur efekte në buxhet, ndërkohë që është një ndër ligjet që pritet të furnizojë më së shumti arkën e shtetit pasi ka penalitete tw shtuara dhe tw rritura.
Sa i takon ndrshimeve në ligjin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, ku parashikohen disa përjashtime, Ministria e Financave shprehet se aktualisht efekti në buxhet nuk është i matshëm, edhe pse do të ketë efekte negative.
Megjithatë kjo mungesë të ardhurash nga ndryshimet në ligjin e TVSH-së, pritet të kompensohet me ligjin e ri për tatimin mbi të ardhurat, ku nga Janari do të futen në skemën e pagesës së tatimfitimit me 15-23 % profesionet e lira, të cilat deri më tani kanë qenë të përjashtuar nga taksat.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.