Tregjet globale zgjerojnë humbjet – Inflacioni në SHBA parashikohet të jetë rritur me 8.1% për shtatorin
Tregjet europiane po qëndrojnë në rënie edhe në sesionin e sotëm, pasi investitorët në të gjithë botën po përgatitet për një inflacion të lartë në SHBA. Indeksi pan-Europian, Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me 0.4%, ndërsa humbjet më të mëdha i realizon sektori i telekomunikacionit me rreth 1.1%. edhe tregjet aziatike dhe ato amerikane u mbyllën në rënie.
Analistët parashikojnë se inflacioni bazë në SHBA do të jetë rritur me 0.3%, gjatë shtatorit, krahasuar me gushtin, ndërsa rritja vjetore parashikohet me 8.1%. Ndërkohë, në procesverbalin e takimit të fundit të Rezervës Federale të publikuar të mërkurën, politikëbërësit kanë shprehur angazhimin për të vijuar me rritjen e interesave për të ftohur inflacionin.
Analistët parashikojnë se, në takimin e radhës banka qendrore më e madhe në botë do të rrisë normën bazë të interesit edhe me 75 pikë bazë, që do të jetë rritja e tretë me radhë për këtë vit. Edhe në Gjermani do të publikohet të dhënat përfundimtare për inflacionin, gjatë shtatorit.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.