400 milionë euro investime të huaja në fillim të vitit/ Flukset u rritën me 11.8% në tremujorin e parë, prekin rekord historik

Investimet e huaja direkte në Shqipëri vijuan rritjen edhe në tremujorin e parë të vitit 2026, duke shënuar nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit. Sipas të dhënave të “Bankës së Shqipërisë”, fluksi i investimeve arriti në 403.9 milionë euro, me një rritje prej 11.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Ecuria e këtij viti konfirmon prirjen pozitive të investimeve të huaja në ekonominë shqiptare, të cilat kanë shënuar rritje të vazhdueshme gjatë viteve të fundit. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2019, flukset e investimeve janë rritur me mbi 35%, ndërsa niveli aktual është gati trefishi i atij të regjistruar një dekadë më parë.
Një rol të rëndësishëm në këtë ecuri vazhdojnë të luajnë fitimet e riinvestuara nga kompanitë e huaja që operojnë në Shqipëri. Në tremujorin e parë të vitit 2026 ato arritën në 206.2 milionë euro, duke përbërë më shumë se gjysmën e fluksit total të investimeve të huaja direkte. Kjo tregon se një pjesë e konsiderueshme e fitimeve të realizuara në vend po riinvestohen në ekonomi, në vend që të transferohen jashtë.
Në të njëjtën kohë, edhe kapitalet e reja të investuara shënuan rritje të ndjeshme. Injektimet e reja të kapitalit arritën në 183.3 milionë euro, rreth 25% më shumë krahasuar me një vit më parë, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zgjerimin e investimeve të huaja.
Investimet e huaja direkte mbeten një nga burimet kryesore të financimit të ekonomisë shqiptare dhe një faktor i rëndësishëm për hyrjen e valutës në vend. Së bashku me turizmin dhe remitancat, ato kanë kontribuar në përmirësimin e bilancit të pagesave dhe në forcimin e ofertës së euros në tregun vendas gjatë viteve të fundit.
Janar- maj, mbi 38 mijë mjete ‘ngelin’ në kontroll teknik - DPSHTRR: Janë çregjistruar 4.109 mjete me moshë mesatare 22 vjeçare
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar të dhënat mbi ecurinë e kontrollit teknik të mjeteve për periudhën janar–maj 2026,......
Rekordet turistike të Kosovës - Mbi 1.6 milion net-qëndrime, mbi 762 mijë vizitorë
Sektori i turizmit në Kosovë ka njohur një trend rritës gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave të publikuara në kuadër të hulumtimit të Hotelerisë dhe Turizmit,......
Çmimet rriten, Trump: Më pëlqen inflacioni - Popullariteti i Presidentit në nivelin më të ulët të karrierës
Presidenti Donald Trump, pas publikimit të të dhënave të inflacionit që tregonin rritje mbi 4% , u tha gazetarëve se e "pëlqente" inflacionin, duke shtuar se......
Bitcoin: Si fluturuan 1 trilion dollarë në 8 muaj? - Kriptomonedhat në plan të dytë, investitorët me sy nga AI
Bitcoin ka pësuar një rënie të ndjeshme, duke zbritur nga rekordi prej 126,000 dollarësh vjeshtën e kaluar në pak mbi 60,000 dollarë aktualisht. Zhvlerësimi......
Paradokset e punësimit, Evropa kundër vetes - Nevoja për punëtorë bie ndesh me politikat e migracionit
Evropa përballet me një paradoks: ekonomitë kanë nevojë për punëtorë ndërsa qeveritë shtrëngojnë rregullat e migracionit. Ky tension rritet ndërsa Pakti i......
Nafta rritet me më shumë se 1 dollar për fuçi - Përshkallëzimi i luftës SHBA-Iran po shqetëson tregtarët
Çmimet e naftës u rritën të enjten ndërsa Teherani deklaroi mbylljen e pikës kritike të kalimit të energjisë, Ngushticës së Hormuzit. Reagimi erdhi menjëherë......
SHBA-të po investojnë miliarda në Ballkan - Brukseli i shqetësuar për një varësi të re të Evropës
“Shtetet e Bashkuara po e përdorin transformimin e furnizimit me energji të Evropës për të zgjeruar ndikimin e tyre gjeopolitik në Ballkan. Duke investuar në......
Franca shton 157,000 hektarë pyje të mbrojtura - Natyra po përballet me presion në shumë vende të tjera
Të martën, më 9 qershor, autoritetet në Francë njoftuan se kanë krijuar shtatë rezerva të reja biologjike dhe ka zgjeruar dy ekzistuese. Së bashku, ato......



