Adoleshentet kodojnë 4 herë më shumë se meshkujt/ Eurostat: Femrat shqiptare renditen të parat në rajon

Eurostat ka publikuar së fundmi një raport mbi përdorimin e pajisjeve dhe aftësive të ndryshme digjitale nga adoleshentët e grupmoshës 16-19 vjeç.
Sipas këtij raporti, në vitin 2023 vajzat e moshës 16-19 vjeç në Bashkimin Europian treguan nivele më të larta të aftësive në krijimin e përmbajtjes dixhitale sesa popullata e përgjithshme. Në tre muajt para zhvillimit të anketës, shumica e vajzave në këtë grupmoshë kishin kryer aktivitete të ndryshme digjitale.
Gjithashtu, u vu re se djemtë ishin më të zotë në kodimin e programeve, ndërsa vajzat spikasnin më shumë në editimin e fotove dhe videove.
Po si paraqitet Shqipëria në këto të dhëna?
Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane të Statistikave, në Shqipëri vetëm 11.45% e personave të grupmoshës 16-19 vjeç kanë aftësi në kodimin e programeve. Ajo që bie në sy është fakti se vajzat rezultojnë dukshëm më të afta në këtë fushë, ku 19.7% e vajzave të kësaj moshe merren me programim, krahasuar me vetëm 4.84% të djemve.
Në krahasim me statistikat e vitit 2021, numri i vajzave shqiptare që merren me programim është katërfishuar, ndërsa tek djemtë është shënuar vetëm një rritje e lehtë.
Nëse e krahasojmë Shqipërinë me rajonin, vajzat shqiptare renditen ndër më të mirat, ku pas tyre menjëherë vijnë Malit i Zi dhe Serbia. Ndërkohë, djemtë shqiptarë ndodhen në vendin e fundit. Gjithashtu në rang kontinenti vajzat renditen në 5 vendet e para.
Nga ana tjetër, shteti që ka përqindjen më të lartë të vajzave që programojnë në Europë është Malta, me 23.33%. Ndërsa për djemtë, vendin e parë e mban Austria, ku 33% e djemve të moshës 16-19 vjeç merren me programim.
Live TV
Projektligji, miratohen termat për censin e bujqësisë, komision qendror me 8 ministra
Qeveria ka dhënë votë pro dhe i ka hapur rrugën për miratim në Kuvend projektligjit për censin e bujqësisë. Drafti me 33 nene parashikon mes të tjerash (Neni......
Central fotovoltaik në Fushë Çidhën, Qeveria miraton impiantet 96 megavat në Dibër
Në mbledhjen e sotme qeveria ka miratuan ndërtimin e centralit fotovoltaik për prodhimin e energjisë elektrike në Fushë Çidhën të Bashkisë së Dibrës. Leja......
Tuneli i Porto Palermos do të kthehet në muze, projekt edhe për “Hospitality Albania, Vlorë”
Qeveria me një vendim të posaçëm ka ngarkuar Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit të realizojë konkursin për muzealizimin e infrastrukturës dhe......
Bashkëpunimi më Italinë, Nufi: Kayo e Fincantieri ndikim të drejtpërdrejtë në modernizimin e mbrojtjes
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë Ermal Nufi zhvilloi një vizitë në Itali, ku u mikprit nga, Ministri i Mbrojtjes të Italisë, Guido Crosetto. Lajmin e ka......



