Arabia Saudite "pushton" importet shqiptare/ Serbia dhe Maqedonia e Veriut humbasin terren për produktet 'Made in Albania'

Tregtia e jashtme në tremujorin e parë të 2025 ka pësuar luhatje të forta me partnerët kryesorë të Shqipërisë, duke reflektuar ndryshime interesante në drejtimet e shkëmbimeve tregtare.
Nëse flasim në drejtim te importeve, Arabia Saudite ka shënuar një rritje të ndjeshme drejt Shqipërisë, me një kërcim prej 116.8% gjatë tre muajve të parë të vitit, duke u kthyer në një ndër partnerët me rritjen më të lartë të mallrave që vijnë në vendin tonë. Në të kundërt, Turqia ka pësuar rënien më të thellë me 26.9% më pak importe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shifrat kanë zbritur nga 28 miliardë lekë në vetëm 20.5 miliardë.
Rënie të ndjeshme kanë regjistruar edhe importet nga SHBA-të, me një ulje prej 17.6%, ndërsa Gjermania dhe Italia kanë shënuar ulje më të lehta, përkatësisht 9.4% dhe 0.3%.
Megjithatë, disa vende kanë ruajtur bilance pozitive në raport me Shqipërinë. Përveç Arabisë Saudite, rritje kanë shënuar edhe Franca me 10.8%, Polonia me 16.1%, Serbia me 5.9%, Greqia me 6.4% dhe Kina me 29%.
Nga ana tjetër, kur flasim për eksportet, tabloja është e përzier. Rënie të ndjeshme janë shënuar drejt Serbisë me 26.4%, Maqedonisë së Veriut me 23.7% dhe Italisë me 3.9%.
Por jo me të gjithë partnerët kryesiore shitjet janë në rënie pasi Spanja dhe Kosova janë kthyer në destinacionet me ritmet më të larta të rritjes së eksporteve shqiptare. Me 103.8% më shumë mallra drejt Spanjës dhe 79% më shumë drejt Kosovës, këto dy vende kanë përmirësuar ndjeshëm bilancin tregtar të Shqipërisë.
Rritje të tjera janë shënuar edhe me Sllovakinë me 15%, Kinën me 28%, Malin e Zi me 22.5%, Gjermaninë me 5.5% dhe Greqinë me 8.6%.
Live TV
Shembull për tu ndjekur, zv.kryeministrja Koçiu: Turqia, modeli se si turizmi bëhet motor zhvillimi
Shpesh vizitojmë vendet fqinje dhe habitemi me cilësinë e shërbimit, fuqinë e industrisë së turizmit dhe transformimin ekonomik të tyre përmes turizmit.......
Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që mbahet në Malin e Zi
Agjencia për Media dhe Informim ka njoftuar se Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, i cili do të zhvillohet më 5......
Një biznes për çdo 17 banorë në Shqipëri/ Tirana, Vlora dhe Durrësi, në krye të sipërmarrjes shqiptare
Shqipëria mbylli vitin 2025 me 137,892 ndërmarrje ekonomike aktive, që do të thotë se në vend operon mesatarisht një biznes për çdo 17 banorë. Të dhënat e......
Rruga Milot–Balldre, kur shpallet fituesi? - Karakaçi në interpelancë: Çështje ditësh, komisioni po vendos pikët për kompanitë
“Shpallja e fituesit të koncesionit për aksin rrugor Milot – Balldre nuk është përmbyllur ende, por procedura po shkon drejt finalizimit”. Gjatë një......



