Eksportet ngjiten nga energjia dhe mineralet/ Importet dobësohen nga makineritë dhe pjesët e këmbimit

INSTAT, përmes të dhënave zyrtare mbi tregtinë e jashtme për muajin mars 2025 ofron një pasqyrë të detajuar mbi ecurinë e grupeve kryesore të mallrave të importuara dhe eksportuara.
Sipas statistikave, rritjen më të madhe në eksporte e kanë shënuar mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike, të cilat janë rritur nga 6,604 milionë lekë në 9,517 milionë lekë, duke reflektuar një rritje të ndjeshme të kërkesës për këto produkte në tregjet ndërkombëtare.
Pozitivisht paraqitet edhe sektori i tekstileve dhe këpucëve, i cili ka regjistruar një rritje prej 408 milionë lekësh në eksporte nga marsi i 2024 në marsin e vitit 2025.
Megjithatë, jo të gjitha grupmallrat kanë ndjekur këtë tendencë pozitive. Rënia më e madhe është shënuar në kategorinë e materialeve të ndërtimit dhe metaleve, me një ulje nga 6,433 milionë lekë në 4,511 milionë lekë. Rënie kanë pësuar gjithashtu edhe produktet kimike dhe plastike, si në importe ashtu edhe në eksporte.
Nga ana e importeve, tkurrjen më të madhe e kanë pësuar makineritë dhe pjesët e këmbimit, me një ulje prej 1,934 milionë lekësh.
Gjithashtu, në mars 2025 janë regjistruar më pak importe edhe në kategoritë e ushqimeve, pijeve dhe duhanit, si dhe në ato të produkteve kimike dhe plastike, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Megjithatë, ka edhe kategori që kanë shfaqur performancë pozitive në këtë periudhë. Përveç mineraleve dhe energjisë, rritje ka pësuar edhe grupmalli i produkteve të paspecifikuara, me një shtesë prej 435 milionë lekësh në vlerën e eksportuar.
Këto lëvizje pasqyrojnë dinamika të rëndësishme në strukturën e tregtisë së jashtme të vendit dhe ofrojnë një tregues të vlefshëm për orientimin ekonomik të muajve në vijim.
Live TV
Rama në Zvërnec: Tokat përballë Sazanit janë pronë private, jo çështje e qeverisë
Kryeministri Edi Rama po zhvillon tashmë një takim me banorët e Zvërnecit, pas protestave të shumta të mbajtura në Tiranë për anulimin e ndërtimit të......
Korça, i vetmi qark me rënie të bizneseve aktive/ Tirana dhe Vlora mbeten motorët e sipërmarrjes shqiptare
Shqipëria e mbylli vitin 2025 me 137,892 ndërmarrje aktive, ose 5,720 më shumë krahasuar me një vit më parë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i bizneseve......
Kush do ta ndërtojë autostradën Milot–Balldren? - Sallillari shpallet fitues i garës për projektin strategjik infrastrukturor
Grupi Salillari është shpallur fitues i procedurës për ndërtimin e autostradës Milot–Balldren, një prej segmenteve më të rëndësishme të Korridorit......
“BE të përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor” - Rama nga Samiti: BE duhet të jetë më e guximshme për zgjerimin
Kryeministri Edi Rama kërkon që BE-ja të tregojë më shumë guxim politik dhe të përshpejtojë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke i përfshirë......



