Kush merr dhe kush lë shtetësinë shqiptare? Pasaporta jonë kërkohet më pak, por nuk braktiset më shumë

Shqipëria ka regjistruar një ulje të ndjeshme të numrit të azilkërkuesve gjatë vitit 2024. Sipas të dhënave zyrtare, numri i kërkesave për azil ka qenë 104, duke shënuar një rënie të konsiderueshme krahasuar me 261 kërkesa të regjistruara në vitin 2023. Azilkërkuesit vijnë kryesisht nga tre shtete të Lindjes së Mesme dhe Azisë Jugore: Afganistani (27.9%), Siria (17.3%) dhe Pakistani (10.6%). Muajt me përqendrimin më të madh të aplikimeve kanë qenë marsi, prilli dhe qershori, të cilët së bashku përbëjnë 57,7% të kërkesave të paraqitura gjatë vitit.
Një tjetër zhvillim me interes lidhet me shtetësinë shqiptare. Gjatë vitit 2024, 919 persona kanë fituar shtetësinë shqiptare, duke shënuar një ulje prej 33.5% krahasuar me vitin e kaluar. Rreth gjysma e këtyre personave ose 49.1% janë me origjinë nga Kosova, ndërsa 13.8% nga Turqia dhe 6.2% nga Maqedonia e Veriut. Në të njëjtën kohë, 472 persona kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare, një tjetër tregues me tendencë rënëse, me një ulje prej 45.7% në raport me vitin 2023.
Nga pikëpamja demografike, grupmosha dominuese për të dy kategoritë, si ata që kanë fituar, ashtu edhe ata që kanë lënë shtetësinë është ajo 30-39 vjeç. Konkretisht, 33.4% e personave që kanë fituar shtetësinë dhe 41.3% e atyre që kanë hequr dorë prej saj i përkasin kësaj grupmoshe, duke reflektuar një lëvizshmëri të shtuar të të rriturve aktivë ekonomikisht.
Të dhënat sinjalizojnë një ulje të përgjithshme të flukseve të migracionit drejt dhe nga Shqipëria, ndërkohë që mbeten në fokus analizat mbi arsyet dhe tendencat afatgjata të këtyre ndryshimeve.
Më të vizituarat
Ligji i ri i energjisë rregullon pikat e karikimit/ Karakaçi: Kemi parashikuar të shtohet një operator i ri
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm ka miratuar projektligjin “Për sektorin e energjisë elektrike”. Gjatë fjalës së......
Shitjet në tregtinë me pakicë u ngjitën me 6.7%/ Artikujt jo-ushqimorë dhe karburantet udhëhoqën rritjen në fillimvit
Tregtia me pakicë në Shqipëri e ka nisur vitin 2026 me ritme të forta rritje, duke reflektuar zgjerimin e konsumit, sidomos si pasojë e rritjes së kërkesës......
Skema Kombëtare 2026: Deri në 200 mijë lekë mbështetje për fermat organike
Fermerët që ushtrojnë aktivitet në sektorin e bujqësisë organike mund të aplikojnë deri më 26 qershor për të përfituar mbështetje financiare në kuadër të......
BE monitoron projektin në Zvërnec, Kos: Standardet e mjedisit duhet të zbatohen plotësisht
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se Komisioni Evropian është njohur në detaje me procesin administrativ të dokumentuar lidhur me projektin në zonën e......
AAC: Kufizohen fluturimet me dronë mbi Pallatin e Kongreseve më 17 qershor
Autoriteti i Aviacionit Civil ka njoftuar vendosjen e një kufizimi të përkohshëm të fluturimeve mbi zonën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, në kuadër të......
