Shqipëria Postuar më 16 Qershor 2026, 15:35

AAC: Kufizohen fluturimet me dronë mbi Pallatin e Kongreseve më 17 qershor

Nga Edel Strazimiri

AAC: Kufizohen fluturimet me dronë mbi Pallatin e Kongreseve më 17

Autoriteti i Aviacionit Civil ka njoftuar vendosjen e një kufizimi të përkohshëm të fluturimeve mbi zonën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, në kuadër të aktiviteteve për festimin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit zyrtar, kufizimi do të jetë në fuqi më 17 qershor 2026, nga ora 18:00 deri në orën 21:00 sipas orës lokale, me kërkesë të autoriteteve përgjegjëse të sigurisë dhe në bashkëpunim me Albcontrol.

Zona e kufizimit përfshin një rreze prej 150 metrash nga qendra e Pallatit të Kongreseve dhe një lartësi deri në 120 metra mbi nivelin e detit. Ky kufizim do të publikohet përmes NOTAM-it përkatës.

Gjatë kësaj periudhe, operimi i mjeteve ajrore pa pilot (dronë) në zonën e përcaktuar nuk do të lejohet.

Autoriteti i Aviacionit Civil u ka bërë thirrje mediave dhe operatorëve të dronëve që të marrin masat e nevojshme për të shmangur planifikimin ose kryerjen e fluturimeve gjatë orarit të kufizimit.

Sipas institucionit, masa synon garantimin e sigurisë gjatë zhvillimit të aktiviteteve festive dhe koordinimin e hapësirës ajrore në zonën përkatëse.

Autoriteti i Aviacionit Civil ka bërë të ditur se mbetet në dispozicion për çdo sqarim të mëtejshëm lidhur me zbatimin e kufizimeve të përkohshme.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat