Shqipëria Postuar më 16 Qershor 2026, 13:28

Nga tregu i karburanteve, te TPL - Kërkesat e Kuvendit: Autoriteti i Konkurrencës duhet të hetojë marrëveshjet e ndaluara

Nga Ola Mitre

Nga tregu i karburanteve, te TPL - Kërkesat e Kuvendit: Autoriteti i

Shqyrtimi i projektrezolutave për Autoritetin e Konkurrencës dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave u shoqërua me diskutime në komisionin parlamentar të Ekonomisë.

Deputetët kritikuan veprimtarinë e Autoritetit të Konkurrencës, që sipas tyre nuk po heton pjesë të rëndësishme të tregut, sikurse është sigurimi i detyrueshëm i automjeteve TPL, apo tregu i karburanteve.

Sa i takon sigurimit të automjeteve, Braçe foli për një marrëveshje mes kompanive që operojnë në treg.

Ndërkaq, sa i takon detyrave për Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, u kërkua që në depoziatat e detyrueshme për t’u siguruar të përfshihen edhe ato që do të hapen pranë Bankës Shqiptare të Zhvillimit.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat