Kush abuzon me fondet e BE, 2 deri 5 vite burg - Ndryshon Kodi Penal/ Forcohen masat ndaj mashtrimeve me fondet europiane

Qeveria shqiptare ka iniciuar ndryshime të reja në Kodin Penal, në kuadër të përafrimit të legjislacionit kombëtar me acquis të Bashkimit Evropian në fushën e mbrojtjes së interesave financiare të Bashkimit Evropian, si dhe në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.
Ndryshimet e parashikuara në projektligjin e hedhur për konsultim publik, vendosin standarde të përbashkëta për përcaktimin e veprave penale që dëmtojnë buxhetin e BE-së, si mashtrimi, korrupsioni, përvetësimi i fondeve dhe pastrimi i produkteve të veprës penale, duke përfshirë edhe mashtrimet e rënda ndërkufitare në fushën e TVSH-së.
Në thelb, direktiva synon të garantojë që këto veprime të ndiqen penalisht në mënyrë efektive dhe të njëtrajtshme në të gjitha shtetet anëtare, duke parashikuar gjithashtu nivele minimale sanksionesh dhe përgjegjësi për personat juridikë.
Konkretisht vepra të tilla të kryera në Shqipëri duke dëmtuar interesat financiare të BE-së konsiderohen si vepra penale dhe dënohen me burgim nga 2 deri në 5 vjet. Ndërsa dënimi ritet kur demi financiar në të gjitha rastet kalon një vlerë prej 100 mijë eurosh.
Përmes këtyre masave, synohet rritja e efektivitetit në parandalimin dhe ndëshkimin e abuzimeve me fondet e BE-së, përmirësimi i bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve kombëtare, si dhe garantimi i një niveli më të lartë transparence dhe integriteti në menaxhimin e financave të BE-së.
Dënimet për secilën nga veprat penale të parashikuara/shtuara janë përcaktuar duke marrë në konsideratë kriteret dhe standardet e përcaktuara nga Direktiva (BE) si dhe duke u mbështetur në praktikat më të mira legjislative të shteteve anëtare, veçanërisht të Italisë dhe Gjermanisë.
Ndryshimet e propozuara synojnë gjithashtu të adresojnë boshllëqet ekzistuese ose rastet e përafrimit të pjesshëm apo të pasaktë në legjislacionin penal në fuqi, në veçanti në lidhje me përjashtimin ose uljen e dënimit për bashkëpunëtorët e drejtësisë.
Referuar relacionit që shoqëron projektligjin, ndryshimet shoqërohen me përfitime ekonomike dhe sociale për Shqipërinë. Zbatimi i një kuadri të harmonizuar ligjor për mbrojtjen e interesave financiare të BE-së rrit transparencën dhe llogaridhënien në administrimin e fondeve publike, duke reduktuar ndjeshëm mundësitë për abuzim dhe korrupsion. Kjo kontribuon në krijimin e një klime më të qëndrueshme dhe të besueshme për investitorët vendas dhe të huaj të cilët kërkojnë stabilitet juridik dhe garanci për mbrojtjen e kapitalit të tyre.
IA po transformon ekonominë dhe shoqërinë në Kosovë - Ministri Jagxhiu: Përdorimi i saj në të gjitha fushat, një domosdoshmëri
Inteligjenca Artificiale po transformon me shpejtësi ekonominë dhe shoqërinë në Kosovë, ndërsa përdorimi i saj në të gjitha fushat është tashmë një......
FSHZH, rikonstruksion rrugësh në disa qytete - Nga Kopliku, në Konispol. Investime në infrastrukturën rrugore
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e dy procedurave të rëndësishme tenderuese, me një fond të përgjithshëm prej afro 850 milionë lekësh, për......
Kursi i këmbimit/ Forcohen Dollari amerikan dhe Paundi britanik
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e kësaj të martë pasi krahasuar me një ditë më parë është blerë sot me 81.2 lekë dhe......
Tregjet vlerësojnë rikthimin e furnizimit me naftë - Çmimet vijojnë rënien pas arritjes së marrëveshjes së paqes SHBA-Iran
Çmimet e naftës zgjeruan humbjet të martën, ndërsa tregjet vlerësuan perspektivat për një rifillim të furnizimit përmes Ngushticës së Hormuzit dhe mungesës......
Regjistrimet globale të automjeteve elektrike - U rritën me 3% në maj, si rrjedhojë e shtrenjtimit të karburantit
Kërkesa globale për automjete elektrike u rrit për të tretin muaj radhazi në maj, pasi subvencionet dhe çmimet e larta të karburantit vazhduan të shtynin......
Revolucioni i energjisë së rinovueshme në Spanjë - Faturat e energjisë elektrike janë më të ulëta pavarësisht krizës
Faturat e energjisë elektrike në Spanjë kanë rënë, ndërsa shumë vende të tjera kanë parë një rritje që nga kriza energjetike e shkaktuar nga shpërthimi i......
“Nuk ka ngadalësim të ekonomisë globale” - Kreu i FMN, Georgieva: Rreziqet mbeten ende të larta
Ekonomia botërore po përballet me tronditjen e luftës në Lindjen e Mesme ende pa shenja të një ngadalësimi global, por rreziqet mbeten të larta, tha shefja e......
80 kompani dhe mbi 600 vende pune në Durana Tech Park - Studentët e Politeknikut, praktika në kompanitë e teknologjisë
Durana Tech Park po zgjerohet si një nga hapësirat kryesore të zhvillimit të sektorit të teknologjisë dhe inovacionit në vend. Aktualisht, në këtë park janë......



