Kosova Postuar më 16 Qershor 2026, 10:52

IA po transformon ekonominë dhe shoqërinë në Kosovë - Ministri Jagxhiu: Përdorimi i saj në të gjitha fushat, një domosdoshmëri

Nga Dorian Koça

IA po transformon ekonominë dhe shoqërinë në Kosovë -

Inteligjenca Artificiale po transformon me shpejtësi ekonominë dhe shoqërinë në Kosovë, ndërsa përdorimi i saj në të gjitha fushat është tashmë një domosdoshmëri.

Kështu deklaroi ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, gjatë prezantimit të raportit për qeverisjen e Inteligjencës Artificiale në Kosovë. Ai nënvizoi se po sigurohet që çdo nismë e re digjitale në administratën publike të përfshijë edhe funksionalitete të bazuara në Inteligjencën Artificiale. Projekte si e-Kosova 2.0, Asistenti Digjital në ATK, gjenerata e re e shërbimeve të integruara të bazuara në ngjarje jetësore, si dhe platforma mbarëqeveritare që po ndërtohen, do të përfshijnë zgjidhje të mbështetura në IA. Këto iniciativa synojnë ofrimin e shërbimeve publike më të ndërlidhura, më proaktive dhe më të personalizuara për qytetarët.

Njëkohësisht, ai theksoi se po investohet në zhvillimin e infrastrukturës së të dhënave, avancimin e mekanizmave institucionalë dhe forcimin e kapaciteteve njerëzore për aplikimin e Inteligjencës Artificiale në administratën publike.

Megjithatë, gjatë këtij rrugëtimi transformues, sipas Ministrit Jagxhiu, duhet të sigurohet që IA të përdoret me përgjegjësi, duke e mbajtur gjithmonë njeriun në qendër dhe duke vendosur mekanizmat e nevojshëm mbrojtës për ruajtjen e shëndetit, sigurisë, të drejtave themelore dhe demokracisë.

Si vend që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ai theksoi se rruga e Kosovës për qeverisjen dhe rregullimin e Inteligjencës Artificiale është e ndërlidhur ngushtë me kornizën evropiane të bazuar në EU AI Act.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat