Shqipëria Postuar më 16 Qershor 2026, 10:11

80 kompani dhe mbi 600 vende pune në Durana Tech Park - Studentët e Politeknikut, praktika në kompanitë e teknologjisë

Nga Diamila Leka

80 kompani dhe mbi 600 vende pune në Durana Tech Park - Studentët e

Durana Tech Park po zgjerohet si një nga hapësirat kryesore të zhvillimit të sektorit të teknologjisë dhe inovacionit në vend. Aktualisht, në këtë park janë regjistruar 80 kompani, të cilat ofrojnë mbi 600 vende pune në fushën e teknologjisë së informacionit.

Në funksion të lidhjes mes arsimit dhe tregut të punës, Durana Tech Park ka nisur bashkëpunimin me Universitetin Politeknik të Tiranës.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi janë përzgjedhur studentët e parë që do të zhvillojnë praktikat profesionale pranë kompanive të regjistruara në park.

“80 kompani të regjistruara në Durana Tech Park, ofrojnë mbi 600 vende pune në sektorin e teknologjisë dhe informacionit. Për këtë arsye Durana Tech Park, ka filluar të bashkëpunojë me Universitetin Politeknik të Tiranës ku janë përzgjedhur studentët e parë që do të kryejnë praktikat e punës pranë disa prej kompanive që janë të regjistruara në Durana Tech Park. Këta studentë do të kenë mundësi të punojnë në projekte konkrete të mësojnë nga profesionistë të fushës, dhe të konkurojnë me idetë e tyre innovative,” shprehet Florensa Haxhi, Administratore e Durana Tech Park.

Pas përfundimit të praktikës, studentëve do t’u ofrohet edhe mundësia për punësim pranë kompanive pjesë e parkut. Programi nuk do të kufizohet vetëm te studentët e përzgjedhur në këtë fazë, por do të jetë i hapur edhe për studentë të tjerë apo profesionistë të fushës që duan të bëhen pjesë e tij.

Kjo nismë synon të forcojë ekosistemin e teknologjisë në vend, duke nxitur përfshirjen e të rinjve në sektorë me potencial të lartë zhvillimi dhe duke orientuar aftësitë e tyre drejt nevojave reale të tregut të punës.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat