Shqiptarët mbeten të “lidhur” me rrjetet sociale/ Platformat rikthejnë rritjen dhe vazhdojnë të dominojnë komunikimin online

Rrjetet sociale vijojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në jetën e përditshme të shqiptarëve, duke u përdorur për komunikim, argëtim, informim dhe gjithnjë e më shumë edhe për aktivitet ekonomik. Sipas të dhënave më të fundit nga DataReportal, në fund të vitit 2025 Shqipëria regjistroi rreth 1.35 milionë identitete përdoruesish të rrjeteve sociale.
Të dhënat tregojnë se numri i përdoruesve të platformave sociale ka ndryshuar ndjeshëm gjatë periudhës tetor 2023 dhe tetor 2025. Në fund të vitit 2023, Shqipëria kishte rreth 1.25 milionë përdorues, ndërsa vetëm pak muaj më vonë, në janar 2024, shifra u rrit ndjeshëm duke arritur në 1.53 milionë, një rritje prej 23% krahasuar me periudhën e mëparshme.
Kjo rritje e shpejtë tregon zgjerimin e përdorimit të platformave sociale dhe ndikimin që kanë pasur telefonat inteligjentë dhe interneti i aksesueshëm në sjelljen online të qytetarëve. Megjithatë, pas kulmit të fillimit të vitit 2024, numri i përdoruesve nisi të pësonte një ulje graduale.
Në prill 2024 u regjistruan rreth 1.51 milionë përdorues, ndërsa në korrik numri zbriti në 1.43 milionë. Në tetor të po këtij viti, përdoruesit aktivë të identifikuar në platformat sociale ranë në rreth 1.37 milionë.
Fillimi i vitit 2025 solli një përmirësim të lehtë të situatës, me një rritje në 1.41 milionë përdorues në janar, por më pas tendenca u kthye sërish në rënie. Në prill 2025 numri ishte rreth 1.38 milionë, ndërsa në korrik u ul në 1.30 milionë përdorues, duke shënuar një nga nivelet më të ulëta të periudhës së analizuar.
Megjithatë, të dhënat e tetorit 2025 tregojnë një rikthim të interesit të shqiptarëve ndaj mediave sociale. Numri u rrit në 1.35 milionë përdorues, ose rreth 3.8% më shumë krahasuar me tremujorin paraardhës.
Kjo lëvizje tregon se, pavarësisht ndryshimeve të vazhdueshme në sjelljen digjitale, rrjetet sociale mbeten një pjesë e pandashme e përditshmërisë. Platformat si Instagram, Facebook, TikTok dhe të tjera janë kthyer në mjete kryesore jo vetëm për komunikim personal, por edhe për marketing, promovim biznesi dhe krijim përmbajtjeje.
Një tjetër element i rëndësishëm është se shifrat e raportuara përfaqësojnë identitete përdoruesish dhe jo domosdoshmërisht persona unikë, pasi një individ mund të ketë më shumë se një llogari në platforma të ndryshme.
Ministrja Sala: Nis konsultimi për krijimin e Institutit Onkologjik Kombëtar
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, mori pjesë në tryezën e diskutimit të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, ku......
Falja e detyrimeve tatimore, bizneset 15 ditë për afatin e parë - 30 Qershori, data e fundi edhe për pagesat e paqes fiskale
Bizneset që duan të përfitojnë nga ligji i faljes fiskale kanë edhe 15 ditë afat për të “shpëtuar” gjysmën e detyrimit tatimor që kanë për të paguar. Sipas......
Shqiptarët investojnë më pak jashtë vendit/ Tkurrin kapitalin e eksportuar, 55.4 milionë euro në tre muajt e parë
Investimet direkte të rezidentëve shqiptarë jashtë vendit ranë në 55.4 milionë euro gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, sipas të dhënave të Bilancit të......
Mungesa e stafit sfidon turizmin - Manjani: Po eksplorohet punësimi i të huajve dhe modeli i mobilitetit sezonal
Rritja e numrit të turistëve po shoqërohet me një sfidë të vazhdueshme për bizneset e sektorit të hoteleri-turizmi që lidhet me mungesën e fuqisë punëtore.......
Punësimi i të rinjve, ku renditet Shqipëria në Europë? Punësohen më shumë në veri të kontinentit, Ballkani ende pas
Të dhënat e Eurostat për tremujorin e parë të vitit 2026 tregojnë diferenca të mëdha mes vendeve europiane sa i përket normës së punësimit të të rinjve nga......
Zonat turistike, sistem modern të furnizimit me ujë - Mbi 40 milionë lekë për ujësjellësin në Palasë, Drimadhë e Dhërmi
Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Vlorë Sh.A ka shpallur hapjen e dy procedurave të tenderuese. Projektet lidhen me furnizimin me ujë të pijshëm për......
Java nis negativisht për Dollarin dhe Paundin – Forcohet sërish franga zvicerane
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht pasi në raport me javën e kaluar ka humbur sërish pikë duke regjistruar zbritje të vlerës gjatë fundjavës......
Rimëkëmbje e ngadaltë e furnizimit me naftë dhe gaz - Paralajmërimi i ekspertëve të energjisë pas marrëveshjes SHBA-Iran
Sipas ekspertëve të energjisë, do të duhen muaj para se kompanitë e energjisë të mund të rifillojnë operacionet dhe të përmbushin kërkesën globale. Ritmi i......



