Shqipëria Postuar më 15 Qershor 2026, 11:36

Mungesa e stafit sfidon turizmin - Manjani: Po eksplorohet punësimi i të huajve dhe modeli i mobilitetit sezonal

Nga Fabjona Pasho

Mungesa e stafit sfidon turizmin - Manjani: Po eksplorohet punësimi i

Rritja e numrit të turistëve po shoqërohet me një sfidë të vazhdueshme për bizneset e sektorit të hoteleri-turizmi që lidhet me mungesën e fuqisë punëtore. Qeveria po shqyrton mundësi të reja për të mbuluar nevojat e tregut, përfshirë edhe marrjen e punonjësve nga jashtë vendit. Sipas zëvendësministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Olta Manjani, vendi po eksploron në disa drejtime, nga nxitja e ndjekjes së shkollave profesionale nga të rinjtë, tek rekrutimi i punonjësve të huaj.

“Ne kemi aktualisht disa nisma. Arsimi dhe formimi professional lidhet ngushtësisht me nevojat që ka tregu I punës, veçanërisht në hoteleri-turizëm, ndërsa pagat janë në nivel shumë të kënaqshëm. Po eksplorojmë edhe mundësi të marrjes së forcës punëtore nga jashtë, duke ndjekur praktikat më të mira ndërkombëtare. Ka rezultuar një process pak sfidues, pasi shumë vende të BE janë në të njëjtën fazë ku përballen me mungesa të fuqisë punëtore dhe jemi në konkurrencë me marrëveshjet që po përpiqemi të nënshkruajmë me vende të cilat ofrojnë forcë punëtore të kualifikuar”, tha zv.ministrja.

Manjani thotë se një praktikë tjetër që synohet të ndiqet është shkëmbimi I fuqisë punëtore, sipas sezonit. 

“Në fushën e hoteleri-turizmit ka disa praktika të mira ndërkombëtare, ku vendet të cilat kanë pikun e sezonit turistik gjatë muajve të verës, nënshkruajnë marrëveshje me vend etë tjera, të cilët pikun e sezonit e kanë gjatë muajve të dimrit, për të bërë një shkëmbim të forcës punëtore.

Mobiliteti I fuqisë punëtore është një element I rëndësishëm, ne e kemi edhe pjesë të strategjisë kombëtare të punësimit dhge aftësive, në mënyrë që forca e punës e kualifikuar të ketë punësueshmëri gjatë gjithë vitit. Ambicia jonë është që sezoni turistik të mos ketë vetëm një pik gjatë muajve të verës, por ta kthejmë në turizëm gjithëvjetor”, shprehet Manjani.

Megjithatë, Manjani nënvizon se situata ndryshon nga një biznes te tjetri. Ndërsa sipërmarrjet e mëdha kanë gjetur mënyra për të mbajtur të angazhuar stafin edhe jashtë sezonit, bizneset e vogla shpesh mbështeten te familjarët për të plotësuar nevojat për fuqi punëtore.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat