Vende të lira pune për të gjitha nivelet arsimore - Bizneset kërkojnë punonjës, mbi 6.500 mundësi të hapura

Nëse jeni në kërkim të një vendi pune, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive njofton se në portalin puna.gov.al janë shpallur mbi 6 mijë e 500 vende të lira pune në të gjithë vendin.
Sipas AKPA- së, qindra pozicione janë të hapura për aplikim në sektorë të ndryshëm dhe për të gjitha nivelet arsimore, duke ofruar mundësi të shumta për qytetarët që janë në kërkim të një pune apo që synojnë të ndërtojnë një karrierë të re profesionale.
Vendet e lira të punës janë të shpërndara në sektorë të ndryshëm, duke filluar nga arsimi profesional dhe ai i mesëm, deri te pozicionet që kërkojnë diplomë universitare dhe kualifikime të specializuara.
Ndër profesionet që tregu i punës kërkon punëtorë aktualisht renditen ekonomistët, menaxherët, specialistët e komunikimit, inxhinierët mekanikë, zhvilluesit e softuerëve, inxhinierët civilë, specialistët e financës, drejtuesit në tregti dhe inxhinierët e elektroteknologjisë. Këto profesione konsiderohen kyçe për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm ekonomikë dhe përmbushjen e nevojave të bizneseve dhe institucioneve që operojnë në vend.
Në të njëjtën kohë, kërkesa mbetet e lartë edhe për profesione që lidhen me sektorin e shërbimeve, prodhimit dhe ndërtimit dhe që nuk kërkojnë diplomë universitare. Punëdhënësit janë në kërkim të punonjësve të pastrimit, punëtorëve të ndërtimit, ndihmës-kuzhinierëve, rrobaqepësve, sistemuesve të mallrave, prodhuesve të këpucëve, kamarierëve, shitësve në dyqane, shoferëve të mjeteve të rënda, kuzhinierëve dhe banakierëve.
Aplikimi mund të kryhet online, në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë, përmes portalit puna.gov.al. Për qytetarët që kanë nevojë për asistencë gjatë procesit të aplikimit, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive fton të interesuarit t’i drejtohen zyrës së punës më të afërt ose të kontaktojnë përmes emailit dhe WhatsApp-it.
Arrihet marrëveshja e paqes SHBA-Iran/ Trump: do të nënshkruhet të premten
Marrëveshja SHBA-Iran tani është “e përfunduar”, njoftoi Presidenti i SHBA-së Donald Trump. "Marrëveshja me Republikën Islamike të Iranit tani është......
Zvicra nuk do të kufizojë popullsinë - Pjesëmarrësit në referendum rrëzojnë propozimin
Zvicra të dielën hodhi poshtë një propozim për të kufizuar popullsinë e saj në 10 milionë, pasi votuesit i dhanë përparësi stabilitetit ekonomik dhe lidhjeve......
Më shumë energji elektrike nga dielli - Për herë të parë në SHBA kalon prodhimin nga qymyri
Energjia diellore ia kaloi qymyrit në prodhimin e energjisë elektrike në SHBA për herë të parë në histori në maj 2026, sipas një analize nga Ember, një grup......
Protestat, kryeministri Edi Rama publikon fakte për ishullim e Sazanit dhe Zvërnecin
Kryeministri Edi Rama në një reagim të gjatë për situatën e krijuar nga protestat që nisën 15 ditë më parë, jep shpjegime të detajuara për Sazanin dhe për......
Rama: Nga 38 në 64 pikë, Shqipëria ka dyfishuar rezultatin për transparencën buxhetore
Në podcastin “Flasim”, Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te një vlerësim ndërkombëtar për Shqipërinë në fushën e transparencës buxhetore. Duke iu referuar......
Rama: E ardhmja e ekonomisë shqiptare varet nga kapitali njerëzor, arsimi profesional po kthehet në një zgjedhje strategjike për të rinjtë
Në podcastin e tij “Flasim”, Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te zhvillimi i arsimit profesional në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një nga shtyllat kryesore......
Rama kritikon klimën e protestave: Po shtohen anulimet e rezervimeve
Në podcastin e tij “Flasim”, Kryeministri Edi Rama u ndal te disa nga pasojat që, sipas tij, po shkaktojnë protestat dhe tensionet politike në vend. Ai ngriti......
Ulen çmimet e karburanteve, Bordi i Transparencës vendos tavanet e reja për naftën dhe benzinën
Bordi i Transparencës, në mbledhjen e zhvilluar më 13 qershor 2026, ka vendosur çmimet e reja maksimale të shitjes për nënproduktet e naftës, duke përcaktuar......



