Punësimi i të rinjve, ku renditet Shqipëria në Europë? Punësohen më shumë në veri të kontinentit, Ballkani ende pas

Të dhënat e Eurostat për tremujorin e parë të vitit 2026 tregojnë diferenca të mëdha mes vendeve europiane sa i përket normës së punësimit të të rinjve nga 15 deri në 29 vjeç.
Sipas statistikave, mesatarja e Bashkimit Europian me 27 vende është 48.7%, ndërsa Shqipëria regjistron një normë punësimi prej 42.8% për grupmoshën 15-29 vjeç, duke u pozicionuar nën mesataren europiane.
Shqipëria me 42.8% qëndron mbi disa vende të rajonit, por ende larg vendeve me tregjet më të zhvilluara të punës. Krahasuar me disa vende europiane, niveli tregon se pjesëmarrja e të rinjve shqiptarë në tregun e punës vazhdon të jetë një sfidë.
Në renditjen europiane, vendet e Europës Veriore dhe Perëndimore vazhdojnë të dominojnë me nivelet më të larta të punësimit të të rinjve. Holanda kryeson me 79.8%, e ndjekur nga Malta me 71.4%, Zvicra me 69% dhe Norvegjia me 67.5%. Ndërkohë, nivele të larta regjistrojnë edhe Danimarka me 65.4%, Austria me 62.8% dhe Gjermania me 61.8%.
Në krahun tjetër të tabelës renditen disa vende me norma më të ulëta punësimi për të rinjtë. Italia shënon vetëm 32.6%, ndërsa pas saj vijnë Rumania me 33.7%, Bullgaria me 35% dhe Greqia me 36.2%. Në rajonin e Ballkanit, Maqedonia e Veriut regjistron 34.6%, ndërsa Serbia 40.1%.
Shpesh këtë situate e lidhin me faktorë si kalimi nga arsimi në punësim, emigracioni i të rinjve, si dhe mundësitë e kufizuara për vende pune të kualifikuara.
Në përgjithësi, shifrat e Eurostat tregojnë një ndarje të qartë në Europë. Vendet e veriut dhe perëndimit kanë nivele shumë të larta punësimi të të rinjve, ndërsa vendet e jugut, lindjes dhe Ballkanit përballen ende me vështirësi për të afruar më shumë të rinj në tregun e punës.
Zonat turistike, sistem modern të furnizimit me ujë - Mbi 40 milionë lekë për ujësjellësin në Palasë, Drimadhë e Dhërmi
Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Vlorë Sh.A ka shpallur hapjen e dy procedurave të tenderuese. Projektet lidhen me furnizimin me ujë të pijshëm për......
Java nis negativisht për Dollarin dhe Paundin – Forcohet sërish franga zvicerane
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht pasi në raport me javën e kaluar ka humbur sërish pikë duke regjistruar zbritje të vlerës gjatë fundjavës......
Rimëkëmbje e ngadaltë e furnizimit me naftë dhe gaz - Paralajmërimi i ekspertëve të energjisë pas marrëveshjes SHBA-Iran
Sipas ekspertëve të energjisë, do të duhen muaj para se kompanitë e energjisë të mund të rifillojnë operacionet dhe të përmbushin kërkesën globale. Ritmi i......
Ndalim mediave sociale për fëmijët nën 16 vjeç - Kryeministri britanik, Keir Starmer, njofton vendimin
Kryeministri britanik, Keir Starmer, tha se do të ndalojë faqet e mediave sociale për fëmijët nën 16 vjeç dhe do të vendosë kufizime në platformat e lojërave......
Vende të lira pune për të gjitha nivelet arsimore - Bizneset kërkojnë punonjës, mbi 6.500 mundësi të hapura
Nëse jeni në kërkim të një vendi pune, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive njofton se në portalin puna.gov.al janë shpallur mbi 6 mijë e 500 vende të......
Arrihet marrëveshja e paqes SHBA-Iran/ Trump: do të nënshkruhet të premten
Marrëveshja SHBA-Iran tani është “e përfunduar”, njoftoi Presidenti i SHBA-së Donald Trump. "Marrëveshja me Republikën Islamike të Iranit tani është......
Zvicra nuk do të kufizojë popullsinë - Pjesëmarrësit në referendum rrëzojnë propozimin
Zvicra të dielën hodhi poshtë një propozim për të kufizuar popullsinë e saj në 10 milionë, pasi votuesit i dhanë përparësi stabilitetit ekonomik dhe lidhjeve......
Më shumë energji elektrike nga dielli - Për herë të parë në SHBA kalon prodhimin nga qymyri
Energjia diellore ia kaloi qymyrit në prodhimin e energjisë elektrike në SHBA për herë të parë në histori në maj 2026, sipas një analize nga Ember, një grup......



