Shqipëria Postuar më 14 Qershor 2026, 19:20

Protestat, kryeministri Edi Rama publikon fakte për ishullim e Sazanit dhe Zvërnecin

Nga SCAN TV

Protestat, kryeministri Edi Rama publikon fakte për ishullim e Sazanit dhe

Kryeministri Edi Rama në një reagim të gjatë për situatën e krijuar nga protestat që nisën 15 ditë më parë, jep shpjegime të detajuara për Sazanin dhe për idenë e ndërtimit të një resorti turistik në Zvërnec. Që në krye të reagimit kreu i qeverisë thekson se: “Asnjë metër katrore Shqipërie s’ka dalë në shitje, askush s’ka bërë asnjë pazar pas shpinës së popullit dhe Republika e Shqipërisë është përfaqësuar me dinjitet të padyshimtë”.

Në shpjegimin e tij për ishullin e Sazanit rama qartëson se është menduar “për ta kthyer në një destinacion turistik të nivelit më të lartë, nëpërmjet pjesëmarrjes së shtetit në investim. Bazuar në një proces të detajuar negociatash, shteti do të marrë kuota si palë e përfshirë, ndërsa ishulli do të mbetet gjithnjë pronë e shtetit shqiptar. Negociatat janë ende të hapura dhe nuk ka ende asnjë marrëveshje përfundimtare”.

Ndërsa për zonën e investimit në Zvërnec Rama sqaron se ajo është “është pronë private e regjistruar në kadastër prej shumë vitesh” dhe siç “ndodh nganjëherë me bregdetin e Shqipërisë, zona ka edhe pretendentë të tjerë. Në këtë rast jo një palë, po dy palë. Të gjithë i kanë çuar pretendimet e tyre në gjykatë”.

Duke folur për investimin në Zvërnec, Rama sqaron se zyrtarisht ka marrë intersin për ta zhvilluar atë në vitin 2024. Më tej kreu i qeverisë rendit me data procedurat e ndjekura deri më tani për realizimin e atij investimi, si edhe punën që po bëhet për ndikimin e këtij investimi në mjedis. Sipas Ramës për plotësimin e proceduraës aktualisht po priten:

* Plotësimi i dokumentacionit për zbardhjen e lejes së zhvillimit;

* Aplikimi për lejen e ndërtimit me një projekt të detajuar, së bashku me të gjithë dokumentacionin teknik përkatës;

* Dokumenti i Vlerësimit të Detajuar të Ndikimit në Mjedis;

* Analiza nga autoritetet përkatëse e gjetjeve dhe rekomandimeve të Vlerësimit të Detajuar të Ndikimit në Mjedis;

* Studimi mbi ndikimet mjedisore të projektit mbi biodiversitetin, habitatet, ekosistemet, vlerat peizazhore dhe komponentë të tjerë mjedisorë;

* Garantimi i përputhshmërisë së projektit të paraqitur me legjislacionin shqiptar mjedisor dhe me standardet, legjislacionin dhe rregulloret mjedisore të Bashkimit Europian.

Në përfundim të reagimit të tij kryeministri Rama thekson se: “Kushdo që do përpiqet ta tërheqë Shqipërinë prapë poshtë, nuk do t’ia dalë kurrë më. Së bashku ne do ta bëjmë Shqipërinë europiane princeshë të turizmit mesdhetar”. 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat