Mesatarisht mbi 31 mijë pasagjerë në ditë udhëtuan me avion/ Rreth 70 mijë fluturime u kryen në total gjatë 2025-ës

Statistikat e publikuara nga INSTAT për tremujorin e katërt tregojnë se trafiku ajror në Shqipëri ka ruajtur një dinamikë të qëndrueshme, edhe pse me ritëm më të ulët krahasuar me sezonin veror. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar rreth 89 mijë fluturime, nga të cilat 82.8% kanë qenë mbikalime. Në total sipas statistikave rezulton se përgjatëvitit 2025 janë kryer rreth 70 mijë fluturime duke pasur një rritje me gati 2.2% nga viti i shkuar. Kjo ka sjellë që të udhëtojnë mbi 31 mijë pasagjerë në ditë nga transporti ajror.
Megjithatë, tremujori i katërt rezulton të ketë pasur më pak fluturime krahasuar me tremujorin e tretë, i cili karakterizohet nga fluksi i lartë turistik gjatë muajve të verës. Pavarësisht kësaj rënieje sezonale, të dhënat tregojnë një rritje të ndjeshme në volumin e mallrave të transportuara me ajër.
Sipas INSTAT, volumi i mallrave (duke përfshirë edhe postën) të hyrë dhe të dalë përmes transportit ajror arriti në 743 ton, ku 72.4% përbëhen nga mallra të hyrë dhe 27.6% nga mallra të dalë. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2024, ky tregues shënon një rritje prej 18.9%, duke reflektuar rritjen e aktivitetit tregtar dhe logjistik përmes transportit ajror.
Sa i përket tregtisë ajrore, volumi i mallrave të eksportuara dhe importuara me ajër në tremujorin e katërt të vitit 2025 ka arritur në 545 ton, me një rritje prej 8.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Megjithëse transporti ajror zë vetëm 0.03% të volumit total të mallrave të importuara, ai mbetet një komponent strategjik për mallrat me vlerë të lartë dhe afate të shkurtra dorëzimi.
Rritje ka shënuar edhe numri i pasagjerëve. Gjatë tremujorit të katërt, përmes linjave ajrore kanë udhëtuar rreth 2.6 milion pasagjerë, nga 2.3 milion që ishin në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, çka përkthehet në një rritje prej 9.5%. Ndërkohë, statistikat e vetë aeroportit tregojnë se gjatë gjithë vitit janë regjistruar gjithsej 11.6 milion pasagjerë, një shifër rekord për trafikun ajror në vend.
Më të vizituarat
Fluturimi direkt Tiranë–Toronto, Shqipëria hyn në hartën e fluturimeve transatlantike
Mbërriti sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, avioni i fluturimit të parë Transatlantik i linjës direkte me Kanadanë, Tiranë – Toronto, dhe anasjelltas......
Fluturimi i parë nga Kanadaja, Karakaçi: Hapet një mundësi e re për Shqipërinë
“Jo thjeshtë mbërritja e një avionic, në fakt po hapet një mundësi e re për Shqipërinë”. Kështu deklaroi ministry I ekonomisë dhe infrastrukturës Enea......
Ndryshon Kodi Rrugor: Zero alkool për shoferët e rinj dhe masa më të ashpra për shkeljet në trafik
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshime të rëndësishme në Kodin Rrugor, të propozuara nga deputetët Ulsi Manja dhe Erion Braçe, me synim......
IKMT ndërhyn në Liqenin e Ulëzës - Shemben objekte për projektin e parkut natyror
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ndërmarrë një ndërhyrje në kuadër të zbatimit të projektit publik “Parku Natyror Liqeni i Ulëzës”......
Përfundon procesi automatik i fshirjes së gjobave tatimore - Përfitojnë mbi 105 mijë biznese
Administrata Tatimore ka përmbyllur procesin automatik të fshirjes dhe shuarjes së detyrimeve tatimore të papaguara, në zbatim të ligjit për fshirjen dhe......
