Pranvera nis mbarë për turizmin shqiptar/ Rreth 21.9% më shumë vizitorë dhe 30% më shumë netë qëndrime në Mars

Turizmi në Shqipëri duket se po shënon bilance gjithnjë e më pozitive, duke tërhequr një numër të madh vizitorësh nga vendet e rajonit, Europa dhe më gjerë. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT në muajin mars 2025, strukturat akomoduese shënuan një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe netëve të qëndrimit, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Numri total i vizitorëve në Shqipëri u rrit me 21.9%, duke e çuar në 86,839 numrin e vizitorëve, si vendas, ashtu edhe të huaj. Vizitorët rezidentë u rritën me 13.9%, ndërsa ata të huaj me 27.3%. Sa i përket netëve të qëndrimit, të dhënat tregojnë një rritje totale prej 30.8%.
Për këtë sezon, të dhënat tregojnë se turistët kanë preferuar zonat jo-bregdetare dhe hotelet në afërsi të tyre, të cilat kanë shënuar një rritje prej 27.6%. Statistikat tregojnë se rajoni qendror ka pritur numrin më të madh të turistëve, me 61,618 vizitorë gjatë muajit mars. Pas tij renditet rajoni verior me 13,250 vizitorë , ndërsa rajoni jugor ka arritur në 11,971 vizitorë gjatë këtij muaji duke qënë më pak I frekuentuari për këtë muaj.
Ndër turistët jo-rezidentë që zgjodhën Shqipërinë si destinacion, Italia zuri vendin e parë me 23% të vizitorëve, duke shënuar një rritje edhe krahasuar me muajin e kaluar. Pas Italisë, renditen Kosova me 15%, Gjermania me 10%, si dhe Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, që kontribuan respektivisht me 3% dhe 7% të turistëve në këtë periudhë.
Një tjetër trend i rëndësishëm është rritja e vizitorëve nga vende të tjera europiane, të cilët përbënin 42% të totalit të turistëve të huaj. INSTAT njofton gjithashtu se norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 18.4%, duke shënuar një rritje të lehtë nga 17.3% në mars 2024.
Live TV
Paketa e Maleve, caktohen zonat me zhvillim parësor në Devoll, Kolonjë, Malësi e Madhe dhe Patos
Me katër vendime të posaçme qeveria ka përcaktuar zonat me zhvillim parësor në Bashkitë Devoll, Kolonjë, Malësi e Madhe dhe Patos. Për Bashkinë Devoll me......
Centralet fotovoltakë, qeveria miraton edhe tre leje, fuqia e instaluar 126 megavat
Qeveria ka miratuar lejet për ndërtimin edhe të tre centraleve të reja fotovoltaike. Të tre agregatët së bashku do të jenë një fuqi të instaluar prej 126......
Financimi i jashtëm ushtarak, SHBA i akordon Shqipërisë një kredi prej 302 milionë dollarë
Njëri nga vendimet e rëndësishme të marra sot në mbledhjen e qeverisë ka qenë edhe ai për miratimin në parim të një huaje direkte që SHBA nëpërmjet Agjencisë......
Nga centralet fotovoltaikë tek projektligjet ‘europiane’, zbardhen vendimet e sotme të qeverisë
Agjencia për Media dhe Informim ka njoftuar lidhur me Vendimet dhe Projektligjet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë, datë 19 qershor 2026. Vendimet......



