Qeverisja online në rritje, Shqipëria mbi mesataren europiane/ Pothuajse e gjithë popullsia përdor platformën e-Albania për shërbimet publike

Shërbimet publike po bëhen gjithnjë e më të digjitalizuara, duke bërë që qytetarët të largohen nga sportelet tradicionale dhe të marrin shërbimet e nevojshme direkt nga telefoni apo kompjuteri i tyre.
Sipas të dhënave nga Eurostat për vitin 2025, 71.9% e qytetarëve në Bashkimin Evropian të moshës 16–74 vjeç përdorën faqet e internetit ose aplikacionet e autoriteteve publike. Ky nivel shënon një rritje prej 1.9 pikë përqindjeje krahasuar me vitin 2024 dhe 4.3 pikë përqindjeje më shumë se në vitin 2022, kur nisi mbledhja e këtyre të dhënave.
Po si paraqitet Shqipëria në këtë drejtim? Vendi ynë rezulton dukshëm mbi këtë mesatare. Të dhënat e INSTAT tregojnë se 99.5% e popullsisë së grup-moshës 16–74 vjeç ka një llogari dhe përdor platformën digjitale e-Albania, çka tregon për një përhapje shumë të gjerë të shërbimeve online në vend.
Sipas të dhënave, shërbimet më të përdorura gjatë këtij viti kanë qenë ato që lidhen me detyrimet e qytetarëve, si deklaratat tatimore apo njoftimet për ndryshimin e adresës, si dhe shërbimet që lidhen me të drejtat sociale, dokumentet zyrtare, regjistrimet arsimore dhe informacionin për shëndetin publik. Një nga kategoritë me rritjen më të shpejtë është ajo e marrjes së informacionit nga faqet ose aplikacionet e institucioneve, e cila është rritur me rreth 2.2 pikë përqindjeje.
Edhe në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria renditet ndër vendet me përdorimin më të lartë të shërbimeve të qeverisjes elektronike.
Ndërkohë, në Bashkimin Evropian, vendet me përqindjen më të lartë të përdorimit të këtyre shërbimeve janë Danimarka (98.0%), Holanda (96.2%), Finlanda (96.1%) dhe Suedia (96.0%). Në anën tjetër të listës renditen Rumania (24.1%), Bullgaria (36.0%) dhe Italia (57.7%), të cilat regjistrojnë nivelet më të ulëta të përdorimit të shërbimeve digjitale të autoriteteve publike.
Në tërësi, trendi tregon se shërbimet publike po kalojnë gjithnjë e më shumë drejt platformave online, duke ndryshuar mënyrën se si qytetarët ndërveprojnë me institucionet.
Live TV
Shqiptarët kursejnë 84 milionë euro nga rivlerësimi, buxheti arkëton 40 milionë euro vetëm në dy muaj
Afro 84 milionë euro u janë kursyer qytetarëve shqiptarë nga reduktimi i tarifave tatimore të pasurive të paluajtshme falë rivlerësimit. Sipas të dhënave të......
Ibrahimaj: Mekanizmi i ri për shqyrtimin e investimeve të huaja forcon sigurinë ekonomike dhe besimin e investitorëve
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në aktivitetin “Albania’s Foreign Direct Investment Screening Framework”, organizuar nga......
Reforma në sektorin elektroenergjetik - Nis shqyrtimi i ligjit në Kuvend, Muçaj: Efekti financiar në buxhet, 1.9 mln euro
Përshtatja e tregut shqiptar me zhvillimet e reja teknologjike dhe kuadrin ligjor të Bashkimit Evropian është në fokus të projektligjit “Për sektorin e......
Ç’ndodh nëse bizneset nuk plotësojnë certifikimet e BE? - Bajraktari: Integrimi do të nxjerrë jashtë loje sipërmarrjet që nuk formalizohen
Tregu shqiptar po përballet me një udhëkryq të rëndësishëm sa i përket formalizimit dhe përshtatjes me rregullat e Bashkimit Evropian. Për një pjesë të madhe......



