Qiratë dhe argëtimi rritën çmimet në janar/ Inflacioni e nis vitin me normën 2.3%

Inflacioni në muajin janar u vlerësua në 2.3%, duke mbetur gati i pandryshuar krahasuar me muajin paraardhës. Megjithatë, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, vihet re një rritje, pasi në janar të vitit 2025 inflacioni ishte 1.9%.
Të dhënat tregojnë se muaji i parë i vitit u karakterizua nga rritje më e theksuar e çmimeve në sektorin e argëtimit dhe të qirave. Grupi “Argëtim, sport dhe kulturë” shënoi rritjen më të lartë me 4.9%, i ndjekur nga “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” dhe “Sigurime dhe shërbime financiare”, që regjistruan secili nga 4.4% rritje.
Rritje çmimesh u evidentuan edhe në grupin “Pije alkoolike dhe duhan” me 2.7%, “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 2.6%, si dhe “Restorante dhe shërbime akomodimi” me 2.4%. Krahasuar me muajin e kaluar, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Sigurime dhe shërbime financiare” me 4.2 %.
Sa i përket ndikimit në inflacionin vjetor, kontributin kryesor e dha grupi “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me +0.87 pikë përqindje, i ndjekur nga “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0.61 pikë përqindje. Ndërkohë, grupi“Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” si dhe “Restorante dhe shërbime akomodimi” kontribuan me nga +0.14 pikë përqindje secili në rritjen vjetore të çmimeve.
Ecuria e inflacionit në fillim të vitit tregon se presionet kryesore vijojnë të vijnë nga kostot e strehimit dhe shërbimeve bazë, por edhe nga konsumi në sektorët e argëtimit dhe shërbimeve.
Live TV
Transformimi digjital i Shqipërisë, Rama në “Ruhr Summit”: Rishpikëm marrëdhënien e qytetarit me shtetin
Në forumin europian të inovacionit dhe sipërmarrjes, “Ruhr Summit”, të zhvilluar në Bochum të Gjermanisë, kryeministri Edi Rama e vendosi fokusin te roli i......
Aksidentet, Shoqata e Siguruesve: Ç’duhet të dinë pasagjerët kur udhëtojnë me transportin urban?
Çdo ditë mijëra qytetarë përdorin autobusët urbanë, autobusët interurbanë, furgonët apo taksitë për të lëvizur drejt punës, shkollës apo destinacioneve të......
“Inflacioni pritet të rritet lehtësisht mbi objektiv”, BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit
Rritje e cmimve por edhe një rritje ekonomike solide. Ky është parashikimi që bën Këshilli Mbikqyrës I Bankës së Shqipërisë për muajt e mbetura të këtij......
Trump, 1.4 mld dollarë të ardhura nga kriptovalutat - Ndikim, monedhat “meme” me emrin e tij, zgjerohet debati për konflikt interesi
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar rreth 1.4 miliardë dollarë të ardhura nga kriptomonedhat, gjatë 2025-ës, në vitin e parë të mandatit......



